Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
Kabineti Qeveritar

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
 
Weekly News
 
Kryeministri Berisha dhe znj. Ann Margaret Westin i pėrgjigjen interesimit tė mediave pėr rritjen ekonomike nė Shqipėri
 

Në përfundim të ceremonisë së nënshkrimit të Letrës së Mirëkuptimit për miratimin e rishikimit të 6 dhe të fundit të marrëveshjes 3-vjeçare me FMN-në, Kryeministri Berisha dhe Përfaqësuesja e FMN-së në Shqipëri, znj. Ann Margaret Westin, iu përgjigjën interesimit të mediave për rritjen ekonomike në Shqipëri.

Pyetje: Zonja Margaret Westin, sipas vlerësimeve të FMN-së, sa rezulton rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2008?

Zonja Ann Margaret Westin: Shumë faleminderit për pyetjen. Besoj se niseni nga botimi së fundi i parashikimeve tremujore të GDP-së për vitin 2008, për Shqipërinë.  Jemi të gëzuar për nxjerrjen e këtyre treguesve dhe jemi të lumtur që kemi ndihmuar me një ekspert në këtë fushë. Është e qartë se këta tregues tregojnë një rritje ekonomike, deri në fund të tremujorit të tretë, prej rreth 10 për qind. Ka diçka, Prodhimi i Brendshëm Bruto i tremujorit, pra treguesit tremujor të PBB-së, mbështeten në disa indikatorë dhe këta indikatorë janë më të ngushtë sesa ata me të cilët matet rritja vjetore e PBB-së. Ka një tendencë që treguesit tremujor të jenë më të luhatshëm.

Gjithashtu, është krejtësisht e natyrshme që, meqenëse është hera e parë që ato publikohen, këto rezultate do të jenë subjekt i rishikimeve. Mënyra se si është matur PBB-ja tremujore reflekton edhe formalizimin e ekonomisë, pra, kalimin e bizneseve nga sektori informal në atë formal. Por, nëse formalizimi i ekonomisë është një fenomen shumë i mirëpritur, kjo nuk  do të thotë domosdoshmërish rritje ekonomike në vetvete. 

Për rritjen vjetore të PBB-së për vitin 2008, mbajmë parashikimin tonë për 6 për qind. Krahas arsyeve të përmendura të mbivlerësimit të rritjes në statistikat tremujore, arsyeja përse ne mbajmë parashikimin për një rritje prej 6 për qind vjetore në vitin 2008, është sepse, që në tremujorin e tretë janë parë disa shenja ngadalësimi  dhe e dimë të gjithë që kriza botërore ekonomike ka pasur ndikime më të mëdha në tremujorin e fundit të vitit 2008. Kjo duhet të merret parasysh. Sa për t’ju rikujtuar, në nëntor të këtij viti, për shkak të krizës botërore, FMN reduktoi parashikimet për rritjen ekonomike për këtë viti dhe vitin tjetër, për të gjitha vendet e botës.

Kryeministri Berisha: Rritja ekonomike ka qenë një diskutim i vazhdueshëm midis Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe qeverisë shqiptare. Rritja ekonomike 6 për qind është një rritje e shkëlqyer, por shifra e vërtetë e rritjes ekonomike është shumë e rëndësishme për një qeveri, sepse mbi bazën e saj qeveria nxjerr disa tregues, mbi performancën e saj, në të cilën rritja është e rëndësishme për zgjedhjen e treguesve, por, se çfarë shifre shkon mbi 6 për qind, unë ju garantoj se për qeverinë, si program, nuk është parësore. Në këtë kontekst, praktikë universal botërore është përcaktimi i rritjes ekonomike në 3 muaj  dhe më pas, rritja  vjetore.

Ka qenë bindja ime absolute se ka një nënvlerësim të rritjes ekonomike në Shqipëri. Unë kam shumë fakte për të numëruar për sa i përket këtij nënvlerësimi.

Ndaj, duke mirëkuptuar plotësisht parashikimin, mendoj se është në detyrimin e të gjithë faktorëve kombëtarë e ndërkombëtarë, që këtë t’ia atribuojmë Institutit Kombëtar të Statistikave. Kjo sepse është e vërtetë që ka një formalizim të ekonomisë, por është e vërtetë që ka një rritje të bizneseve të reja, me rreth 4 mijë biznese për vitin 2008. Është e vërtetë që ka një formalizim të ekonomisë, por ka rritje të ndjeshme të eksporteve. Është e vërtetë që viti 2008 ndryshon qartësisht nga viti 2007, por ka dy të vërteta të tjera; e para, unë nuk kam qenë dakord as për rritjen ekonomike të vitit 2007 dhe e dyta, viti 2008 ka qenë viti në të cilin nuk ka munguar energjia elektrike në ndërmarrjet shqiptare.

Unë pres që Instituti i Statistikave të japë rritjen vjetore ekonomike. Natyrisht, parashikimet janë të pranueshme, sepse për të parashikuar vitin 2009, ose për të përcaktuar buxhetin dhe politikat e vitit të ardhshëm, duhet të bazohesh mbi parashikimin dhe jo të presësh rezultatin vjetor, i cili del nga muaji mars.

Problemi juaj si media është ky: Në tërësi njohuritë tuaja për rritjen ekonomike janë zero, për të mos thënë minus,  pasi nëse dikush ju jep stilolaps dhe letër dhe ju thotë  që të shkruani treguesit se nga del llogaritja për rritjen ekonomike, ju nuk jeni në gjendje të shkruani as dy prej tyre. Por juve ju interesojnë kundërshtitë ose diversiteti, që është sigurisht një pjesë shumë normale e jetës.       

 


08/01/2009
   Foto Galeri ...
   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha inauguron spitalin e ri tė Kavajės, investim 1 miliard lekė
Fjala e Kryeministrit Berisha, nė hapje tė sesionit tė ri parlamentar
Zhvillohet mbledhja e KRRTRSH-sė
Kryeministri Berisha pret pėrfaqėsues tė kompanisė Schäfer, qė po realizon projektin pilot tė trajtimit tė diferencuar tė mbetjeve urbane nė Lezhė
Grupi COTECNA i prezanton Kryeministrit projektidenė pėr instalimin nė pikat doganore tė sistemit tė kontrollit pėrmes skanimit
Grupi italian INCANTO i shpreh Kryeministrit interesin pėr ndėrtimin e njė kompleksi tė prodhimit tė mobilieve luksoze
Kryeministri Berisha pret delegacionin e Fondacionit holandez “Eduardo Frei”
Kryeministri Berisha: Pėrdorimit i gazit nga konsumatorėt, njė alternativė qartėsisht e leverdishme ekonomike
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha
Kryeministri Berisha merr pjesė nė ceremoninė e inaugurimit tė godinės sė re tė fabrikės Birra Korēa
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave