V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1114, DATË 30.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISA ÇËSHTJE NË ZBATIM TË LIGJEVE NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR, NR.9136, DATË 11.9.2003, “PËR MBLEDHJEN E KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR, DHE NR.7870, DATË 13.10.1994, “PËR SIGURIMET SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.7870, datë 13.10.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.1114, datë 30.7.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:
1. Paragrafi i parë, i pikës 1, të kreut II, “Paga bruto dhe paga minimale”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të jetë jo më pak se 16 120 (gjashtëmbëdhjetë mijë e njëqind e njëzet) lekë, ndërsa paga maksimale mujore të jetë 80 600 (tetëdhjetë mijë e gjashtëqind) lekë.”.
2. Pikat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 9, 10, 11, 13, e 14, të kreut III, “Llojet, shuma dhe shpërndarja e kontributeve”, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“1. Shuma minimale mujore e kontributeve, për të gjitha degët e sigurimit, për periudhën nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të jetë 4 497 (katër mijë e katërqind e nëntëdhjetë e shtatë) lekë. Kontributi minimal mujor, sipas degëve të sigurimit, të jetë:
% në lekë
Dega e sigurimit të sëmundjeve 0.3 48;
Dega e sigurimit të barrëlindjeve 1.4 226;
Dega e sigurimit të pensioneve 21.6 3 482;
Dega e sigurimit të aksidenteve
dhe sëmundjeve profesionale 0.3 48;
Dega e sigurimit të papunësisë 0.9 145;
Sigurimet shëndetësore 3.4 548.
2. Shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarit dhe për pjesëtarët e familjes, të patrajtuar me pagë, të jetë 7% e pagës minimale mujore, e barabartë me 1 128 (një mijë e njëqind e njëzet e tetë) lekë.
3. Kontributi i detyrueshëm për sigurimet, shoqërore e shëndetësore, për të punësuarin, duke filluar nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të jetë 27.9% e pagës bruto mujore, sipas listëpagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 16.7% dhe pjesa e të punësuarit 11.2%. Kontributet llogariten nga punëdhënësi, mbi pagën bruto, të përcaktuar në këtë vendim. Ai mban nga paga e punëtorit 9.5%, për sigurim shoqëror, dhe 1.7%, për sigurim shëndetësor, dhe, së bashku me pjesën e tij 15% të pagës, për sigurim shoqëror, dhe 1.7% të pagës, për sigurim shëndetësor, e deklaron dhe e paguan në llogarinë bankare, të përcaktuar për kontributet.
4. Kontributi i detyrueshëm për sigurimet, shoqërore e shëndetësore, për të punësuarit me kontratë pune, që zgjat më pak se 87 orë në muaj, duke filluar nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të jetë 26.7% të pagës bruto, sipas listëpagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 15.6% dhe pjesa e të punësuarit 11.1%, por jo më pak se niveli minimal i pagës bruto, të përcaktuar për llogaritjen e kontributit.
5. Kontributi i detyrueshëm për sigurimet, shoqërore e shëndetësore, për të punësuarit me kontratë pune, që zgjat më pak se 1 javë, duke filluar nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të jetë 3.7.% të pagës bruto, sipas listëpagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 2% dhe pjesa e të punësuarit 1.7%, por jo më pak se niveli minimal i pagës mujore, të përcaktuar për llogaritjen e kontributit.
6. I vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.5.2009 e në vazhdim, paguan për vete një kontribut të detyrueshëm, për sigurimet, shoqërore dhe shëndetësore, në masën 30% (23%, sigurim shoqëror, dhe 7% sigurim shëndetësor) të pagës mujore minimale, prej 16 120 (gjashtëmbëdhjetë mijë e njëqind e njëzet) lekësh, të barabartë me 4 836 (katër mijë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë në muaj. Këta persona llogarisin kontributet për vete dhe për pjesëtarët e familjes, që nuk trajtohen me pagë, dhe i paguajnë në llogarinë bankare, të përcaktuar për kontributet.
7. I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së vet, mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.5.2009 e në vazhdim, paguan kontribut të detyrueshëm për sigurimet, shoqërore dhe shëndetësore, në masën 30 për qind (23 për qind sigurim shoqëror dhe 7 për qind sigurim shëndetësor) të pagës mujore minimale prej 16 120 (gjashtëmbëdhjetë mijë e nëjqind e njëzet) lekësh, e barabartë me 4 836 (katër mijë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë në muaj.
…
9. Personat e vetëpunësuar në veprimtari, tregtare apo shërbimi, ambulante, sipas përcaktimeve në këtë vendim, nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të deklarojnë dhe të paguajnë kontribut minimal mujor, në shumën 1 200 (një mijë e dyqind) lekë.
10. Personat mbi 16 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pronësia, që nuk janë të punësuar diku tjetër, duke filluar nga 1.5.2009 e në vazhdim, të paguajnë kontrubut vetëm për sigurimin shëndetësor, në masën 7 për qind të pagës mujore minimale, prej 16 120 (gjashtëmbëdhjetë mijë e njëqind e njëzet) lekësh.
11. Të vetëpunësuarit në bujqësi, nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të derdhin kontribut vjetor për sigurimet shoqërore, në masën 14 400 (katërmbëdhjetë mijë e katërqind) lekë, me përjashtim të të vetëpunësuarve, që banojnë në rrethet Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 9 360 (nëntë mijë e treqind e gjashtëdhjetë) lekë.
…
13. Kontributi i detyrueshëm për sigurimet shoqërore, për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, sipas përcaktimit në shkronjën “g”, të pikës 1, të këtij vendimi, të jetë 1 200 (një mijë e dyqind) lekë në muaj.
14. Kontributi i detyrueshëm për aksidente dhe sëmundje profesionale, për kohën e formimit profesional, të personave të punësuar në subjekte, që punojnë me material të porositësit, të jetë 0,3 për qind e pagës bruto minimale, dhe paguhet totalisht nga punëdhënësi.”.
3. Kapitulli VIII, “Shuma bazë e përfitimeve”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Kapitulli VIII
Shuma bazë e përfitimeve
1. Në mbështetje të neneve 2, 32, 36 e 48, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shuma bazë e përfitimit nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të jetë 10 276 (dhjetë mijë e dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë në muaj.
2. Në mbështetje të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shuma e përfitimit, për personat, që nuk plotësojnë kushtet për përfitimin e masës së pensionit, të përcaktuar në paragrafin e parë, të këtij neni, nga data 1.5.2009 e në vazhdim, është 6 344 (gjashtë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë në muaj.
3. Në mbështetje të pikës 4, të nenit 27, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shuma bazë e përfitimit për gratë, të cilat e kanë periudhën e fundit të sigurimit si të vetëpunësuara në bujqësi, nga data 1.5.2009 e në vazhdim, është 6 344 (gjashtë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë në muaj.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1.5.2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
18/06/2009