V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STRATEGJISË SË SHKENCËS, TË TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT, 2009-2015
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e strategjisë së shkencës, të teknologjisë dhe inovacionit, 2009-2015, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen zëvendëskryeministri, ministritë dhe institucionet qendrore, të përmendura në tekstin e kësaj strategjie, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
29/07/2009