Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
Kabineti Qeveritar

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
 
Weekly News
 
Kryeministri Berisha takohet me Kryetarin e Bashkisė sė Brukselit z. Freddy Thielemans
 

- Gjatë takimit me Kryeministrin Berisha, Kryetari i Bashkisë së Brukselit vlerësoi reformat ekonomike dhe kushtet jashtëzakonisht të favorshme për biznes e investime që qeveria shqiptare ka krijuar në vend, si  dhe vuri në dukje interesin e shprehur nga kompani dhe investitorë nga Brukseli për të ardhur dhe investuar në Shqipëri.

Kryeministri Berisha, në vijim të vizitës në Mbretërinë e Belgjikës, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e  Bashkisë së Brukselit z. Freddy Thielemans.

Zoti Thielemans i uroi mirëseardhjen Kryeministrit Berisha dhe i bëri me dije se kishte vizituar Sarandën dhe Butrintin, dhe se gjatë vizitës së tij në Shqipëri kishte mbetur i impresionuar nga bukuritë e vendit tonë. Kryebashkiaku i Brukselit shprehu dëshirën për të vizituar sërish Shqipërinë dhe për ta njohur më mirë atë. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se z. Freddy Thielemans është gjithmonë i mikpritur në Shqipëri.

Gjatë takimit me Kryeministrin Berisha, Kryetari i Bashkisë së Brukselit vlerësoi reformat ekonomike dhe kushtet jashtëzakonisht të favorshme për biznes e investime që qeveria shqiptare ka krijuar në vend, si  dhe vuri në dukje interesin e shprehur nga kompani dhe investitorë nga Brukseli për të ardhur dhe investuar në Shqipëri.

Kryeministri Berisha u shpreh se çdo investitor është i mirëpritur në Shqipëri dhe se do të gjejë një klimë miqësore, një kuadër ligjor dhe fiskal ndër më të mirët në Evropë dhe një mik që është qeveria shqiptare.

Në përfundim të takimit Kryeministri Berisha nënshkroi në librin e artë të Bashkisë dhe bëri një tur në këtë institucion, monument kulture në Bruksel.


29/07/2010
   Foto Galeri ...
   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha: 100 vjetori i pavarėsisė sė Shqipėrisė, do kremtohet me vepra tė mėdha publike
Kryeministri Berisha inauguron spitalin e ri tė Kavajės, investim 1 miliard lekė
Fjala e Kryeministrit Berisha, nė hapje tė sesionit tė ri parlamentar
Zhvillohet mbledhja e KRRTRSH-sė
Kryeministri Berisha pret pėrfaqėsues tė kompanisė Schäfer, qė po realizon projektin pilot tė trajtimit tė diferencuar tė mbetjeve urbane nė Lezhė
Grupi COTECNA i prezanton Kryeministrit projektidenė pėr instalimin nė pikat doganore tė sistemit tė kontrollit pėrmes skanimit
Grupi italian INCANTO i shpreh Kryeministrit interesin pėr ndėrtimin e njė kompleksi tė prodhimit tė mobilieve luksoze
Kryeministri Berisha pret delegacionin e Fondacionit holandez “Eduardo Frei”
Kryeministri Berisha: Pėrdorimit i gazit nga konsumatorėt, njė alternativė qartėsisht e leverdishme ekonomike
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave