Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
Kabineti Qeveritar

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
 
Weekly News
 
Kryeministri Berisha ngushėllon Kryeministrin e Republikės Islamike tė Pakistanit
 

Kryeministri Berisha i dërgoi sot dy telegrame ngushëllimi Kryeministrit të Republikës Islamike të Pakistanit  Z. Syed Yousuf Raza GILANI, për aksidentin ajror dhe për përmbytjet e mëdha, të ndodhura ditët e fundit në veriperëndim të Pakistanit. 

Në këtë telegram kryeministri Berisha shprehet:

“Me keqardhje  të thellë mësova për fatkeqësitë natyrore të shkaktuara nga përmbytjet dhe shirat e dendura në veri perëndim të vendit Tuaj, nga të cilat janë fshirë fshatra rrugë dhe ura dhe kanë humbur jetën më shumë se 400 persona.

Më lejoni që në këtë moment tragjedie të madhe për vendin dhe popullin Tuaj t’Ju shpreh në emër tim dhe të Qeverisë shqiptare ngushëllimet më të sinqerta, Ju,  Qeverisë Suaj, kombit mik të Pakistanit si dhe të ndaj me familjet e viktimave hidhërimin për këtë humbje të madhe. 

Shqiptarët  bashkohen me lutjen Tuaj dhe të popullit mik të Pakistanit që shpirtrat e tyre të prehen në paqe”. 
 

Kryeministri  i shprehu ngushëllime kryeministrit të Pakistanit edhe për viktimat e aksidentit ajror të ndodhur pak ditë më parë:

“Me keqardhje  të thellë mësova për ngjarjen tragjike të rrëzimit te avionit të linjës Airblue ED-202, në verilindje të Islamabadit,  si pasojë e së cilës gjetën vdekjen 152 persona.

Më lejoni që në këtë moment dhimbje të thellë për familjet e viktimave popullin mik të Pakistanit si dhe Ju e Qeverinë Tuaj, t’Ju shpreh në emër tim dhe të Qeverisë shqiptare ngushëllimet më të sinqerta, Ju,  Qeverisë Suaj, kombit mik të Pakistanit si dhe të ndaj me familjet e viktimave hidhërimin për këtë humbje të madhe. 

Shqiptarët  bashkohen me lutjen Tuaj dhe të popullit mik të Pakistanit që shpirtrat e tyre të prehen në paqe.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, sigurimet e konsideratës sime më të lartë”.

Sinqerisht Juaji,
SALI BERISHA"

   


30/07/2010
   Foto Galeri ...
   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha: 100 vjetori i pavarėsisė sė Shqipėrisė, do kremtohet me vepra tė mėdha publike
Kryeministri Berisha inauguron spitalin e ri tė Kavajės, investim 1 miliard lekė
Fjala e Kryeministrit Berisha, nė hapje tė sesionit tė ri parlamentar
Zhvillohet mbledhja e KRRTRSH-sė
Kryeministri Berisha pret pėrfaqėsues tė kompanisė Schäfer, qė po realizon projektin pilot tė trajtimit tė diferencuar tė mbetjeve urbane nė Lezhė
Grupi COTECNA i prezanton Kryeministrit projektidenė pėr instalimin nė pikat doganore tė sistemit tė kontrollit pėrmes skanimit
Grupi italian INCANTO i shpreh Kryeministrit interesin pėr ndėrtimin e njė kompleksi tė prodhimit tė mobilieve luksoze
Kryeministri Berisha pret delegacionin e Fondacionit holandez “Eduardo Frei”
Kryeministri Berisha: Pėrdorimit i gazit nga konsumatorėt, njė alternativė qartėsisht e leverdishme ekonomike
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave