Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivë e Këshillit të Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
V E N D I M PĖR SHPALLJEN E EKOSISTEMIT NATYROR MALOR KORAB - KORITNIK “PARK NATYROR”
 

V E N D I M 

PËR 

SHPALLJEN  E  EKOSISTEMIT NATYROR MALOR     KORAB - KORITNIK “PARK  NATYROR”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, 4/2, 9, 13 e 23, të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:


1. Shpalljen e ekosistemit natyror malor Korab - Koritnik “Park Natyror”, sipas hartës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  
2. Kufijtë e këtij  Parku Natyror  janë, si më poshtë vijon: 

a. Veri:

Pika 1, me koordinata 4455778.15L e 4659256.82V, pranë urës së lumit Luma,  ndjek kanalin e Lumës, ndërpret lumin e Lumës, i ngjitet kurrizit ndërmjet fshatit Përbreg dhe qafës së Zbinecit, vijon me kuotat 462.6 m, 1549.0 m, 1361.0 m, 1293.0 m, 1223.0 m, 1150.1 m, 1021.0 m, zbret kurrizin deri te           pika 2, me koordinata 4463004.61L e 4668805.51V, pranë Morinës.

 


b. Lindje:
 
Pika 2, me koordinata 4463004.61L e 4668805.51V, pranë Morinës, vijon përgjatë kufirit shtetëror me Kosovën dhe Maqedoninë deri te pika 3, kuota 2174.7 m, me koordinata 4463238.36L e 4605429.25V. 

c. Jug:
 
Pika 3, kuota 2174.7 m, me koordinata 4463238.36L e 4605429.25V, vijon përgjatë kufirit shtetëror me Maqedoninë deri te pika 4, me koordinata 4459468.97L e 4603467.39V.

d. Perëndim:

Pika 4, me koordinata 4459468.97L e 4603467.39V, vijon përgjatë rrugës në drejtim të fshatit Kllobçisht, kalon në anën e poshtme të fshatit Kërçishti i Epërm, sipër fshatit Kërçishti i Poshtëm dhe fshatit Pocesti, ndjek përroin e Hollobukut, vijon në drejtim të fshatit Popinare, në drejtim të kuotës 1026.0 m (k. Tuma Punjos), kalon poshtë kuotës 1474.9 m, ndërpret përroin e Melanit, ngjitet kurrizit në drejtim të fshatit Ilnica, vijon me kuotat 1500.0 m, 1504.0 m (m.Buravajkut), 1474.6 m (m.Grevës), ndjek rrugën në drejtim të kuotës            837.0 m, ndërpret Përroin e Banjës (pranë Llixhave), i ngjitet kurrizit të malit të Staravecit, kalon Qafën e Malit, kuotën 1635.0 m, ndjek kurrizin e malit të Vakufit dhe të Gramës, ndjek rrugën në Livadhet e Vrenjtit, kuotën 1626.0 m, kurrizin e faqes së Gradishtës, kuotat 1345.0 m (k.Mëllezës) e 1034.0 m, ndërpret përroin e Gramës, kalon sipër fshatit Dipjakë, në kodrën e Frizmajt, ndjek rrugën për në fshatin Venisht, ndërpret përroin e Shëngjergjit, kuota 1250.0 m, ndjek rrugën sipër fshatit Sllatinë, kuota 1016.8 m (m. Guri i Zi), vijon me rrugën, ngjitet kurrizit mbi fshatin Vleshë, kuota 1135.0 m, 1241 m, ndjek rrugën e zbret kurrizin, kalon mbi urën e lumit të Radomirës, vijon me lumin e Veleshicës, më pas i ngjitet kurrizit, kuota 1017.3 m, kalon poshtë fshatit Cereni, ndërpret Përroin e Rrasës, ndjek rrugën, kuotat 1161.0 m,             1159.0 m, 1167.0 m, 1187.0 m, ndjek rrugën poshtë majës së Sukës (1289.0 m), ndërpret përroin e Bushtricës, ndjek përroin e Vasijas, kalon nëpër degën e djathtë të rrjedhës së tij, ndërpret Përroin e Ahut dhe ndjek degën e djathtë të tij (kufiri midis Dibrës e Kukësit), pranë fshatit Bushtrica (Gjanaj), kuota 1442.8 m (Mali i Baklit), vijon përgjatë kurrizit, ndërpret përroin e Çajës, ndjek degën e krahut të djathtë të tij, kuota 1413.8 m (Mali e Mollës), ndjek rrugën, kuota 1452.0 m (m.Bakisë), vijon përgjatë rrugës, kuota 1582.0 m, vijon me rrugën, kuota 1522.0m, kalon në qafën e Dardhës, kuota 1515.0 m (m.Kumashit), vijon përgjatë kurrizit dhe rrugës, ndërpret përroin e Tërshanës, në grykën e kanionit të Bicajt, vijon përgjatë rrugës sipër fshatit Nanga, Nanga (Krezë) dhe Shtiqen, më pas ndjek kanalin e Lumës deri te pika 1, me koordinata 4455778.15L e 4659256.82V, pranë urës së lumit Luma.
 
3. Parku Natyror Korab - Koritnik ka sipërfaqe të përgjithshme 55 550.2   (pesëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e pesëdhjetë pikë dy) ha, nga të cilat në qarkun e Kukësit  34 886.8 (tridhjetë e katër mijë e tetëqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë tetë) ha dhe në qarkun e Dibrës 20 663.4 (njëzet mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre pikë katër) ha.

Pjesën kryesore të territorit e zënë sipërfaqet me kullota e livadhe, të ndjekura nga sipërfaqet pyjore e me bimësi pyjore, sipërfaqet joprodhuese, sipërfaqet bujqësore, si dhe sipërfaqet urbane e troje të përziera me tokë bujqësore e pyjore, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4.  Parku Natyror Korab - Koritnik ndahet në 3 nënzona ruajtjeje e administrimi, si më poshtë vijon:

a) Nënzona qendrore, me sipërfaqe 4 374.3 (katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e katër pikë tre) ha, e shënuar në hartë me ZQ, nga të cilat në qarkun e Kukësit  2 753.3 (dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre pikë tre)  ha dhe në qarkun e Dibrës 1 621.0 (një mijë e gjashtëqind e njëzet e një pikë zero)  ha.

    Kjo nënzonë përfshin habitatet kryesore pyjore dhe përcaktohet si zonë me vlera të larta për trashëgiminë natyrore e biodiversitetin dhe në të zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, që siguron një territor të pashqetësuar. Në këtë nënzonë lejohen kërkimi shkencor, zhvillimi i veprimtarive ekoturistike të lira në natyrë si dhe kullotja sezonale.

b) Nënzona e përdorimit tradicional, me sipërfaqe 49 603.9 (dyzet e nëntë mijë e gjashtëqind e tre pikë nëntë) ha, e shënuar në hartë me ZPT, nga të cilat  në qarkun e Kukësit  31 869.4 (tridhjetë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë katër) ha dhe në qarkun e Dibrës 17 734.5 (shtatëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tridhjetë e katër pikë pesë) ha.

   Kjo nënzonë përfshin tërësisht tokat bujqësore, pyjet e kullotat, ku mundësohet vazhdimi i veprimtarive tradicionale, si bujqësi, pyje, kullotja, grumbullimi i bimëve mjekësore e aromatike, me përdorim të balancuar të tyre dhe nuk lejohen ndërtimet e veprimtaritë që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes natyrore të ekosistemit. Në nënzonën e përdorimit tradicional zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, që siguron një territor me ndikim të ulët dhe kontroll të veprimtarive ekonomike, sociale, agrobiznesit, argëtuese, sportive e ekoturistike, ndërtimi i infrastrukturës, sipas planeve të zhvillimit urban e turistik, të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), të cilat nuk cenojnë integritetin ekologjik të ekosistemit dhe respektojnë funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike dhe ato të peizazhit natyror e kulturor.

c)Nënzona e zhvillimit të qëndrueshëm, me sipërfaqe 1572.0 (një mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e dy pikë zero) ha, e shënuar në hartë me ZZHQ, nga të cilat në qarkun e Kukësit  264.1 (dyqind e gjashtëdhjetë e katër pikë një) ha dhe në qarkun e Dibrës 1 307.9 (një mijë e treqind e shtatë pikë nëntë) ha.

   Kjo nënzonë përfshin territoret urbane dhe trojet e përziera me tokë bujqësore e pyjore pranë qendrave të banuara dhe veprimtaritë përgjatë lumenjve, përfshirë edhe ujërat termale. Nënzona mundëson vazhdimin e  veprimtarive ekonomike, sociale e të agrobiznesit të qëndrueshëm dhe përdorim të balancuar të peizazhit e të burimeve natyrore, si dhe shtimin e drurëve arrorë, lajthive, gështenjave e të bimëve mjekësore dhe aromatike. Në nënzonën e përdorimit të qëndrueshëm zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes. Në këtë nënzonë lejohen veprimtari dhe ndërtimi i infrastrukturës të cilat nuk cenojnë integritetin ekologjik të ekosistemit dhe që nuk bien ndesh me programet e zhvillimit të turizmit e mjedisit për qarkun, me planet e zhvillimit të komunave, me planet e menaxhimit të pyjeve e kullotave komunale dhe që   kryhen sipas planeve të zhvillimit urban e turistik, të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), e ushtrohen vetëm me leje mjedisore.

5. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në bashkëpunim me ministritë e tjera të linjës, njësitë e qeverisjes vendore, institucionet kërkimore - shkencore, organizatat jofitimprurëse, përfaqësuesit e biznesit dhe pronarët privatë, merr masa për të hartuar planin e integruar të menaxhimit të Parkut Natyror Korab - Koritnik, në përputhje me objektivat e menaxhimit të rrjetit ekologjik të vendit dhe programet e zhvillimit rajonal e vendor.

6. Për veprimtaritë turistike të zbatohen kriteret dhe standardet e përcaktuara në ligjin nr.9734, datë 14.5.2007, “Për turizmin”, të ndryshuar, dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij. 

Për rastet e trashëgimisë kulturore, veprimtaritë mundësohen me leje të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në mbështetje të dispozitave të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, dhe të           ligjit nr.9806, datë 17.9.2007, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Europiane “Për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike””. Përvetësimi i objekteve me vlera arkeologjike, historike dhe kulturore ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.

7. Autoriteti shtetëror, që ngarkohet me administrimin e zonës së mbrojtur, janë strukturat e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Administratat ekzistuese të sektorëve pyjorë (Kukës e Dibër), që përfshihen brenda sipërfaqes së parkut natyror, do të kryejnë funksionet e administratës së Parkut Natyror Korab - Koritnik, sipas ligjit nr.8906, datë 6.6.2002, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, në bashkëpunim të ngushtë me njësitë e qeverisjes vendore, në përputhje me kompetencat e përcaktuara me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. 

8. Ngarkohen, sipas përkatësisë, ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


21/12/2011

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave