Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivë e Këshillit të Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Vendime tė miratuara nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave
 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa vendime të rëndësishme si më poshtë vijon:  

 

V E N D I M

PËR

 shpronËsimin, pËr INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “URA E RE E BUNËS (SHTESAT)”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të  ligjit  nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.119/2012, datë 17.12.2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 1.       Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Ura e re e Bunës (shtesat)”.


2.       Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

 

3.       Pronarët e pasurive  të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur  këtij vendimi, për sipërfaqe trualli prej 2 765 (dy mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e pesë) m2, me vlerë 41 475 000 (dyzet e një milionë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, për kullotë, me sipërfaqe 295 (dyqind e nëntëdhjetë e pesë) m2, me vlerë 56 935 (pesëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 41 531 935 (dyzet e një milionë e pesëqind e tridhjetë e një mijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë) lekësh.

 

4.       Shpenzimet procedurale, në vlerën 284 000 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

 

5.       Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 41 531 935 (dyzet e një milionë  e  pesëqind  e  tridhjetë  e një mijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2013, zëri “Shpronësime”, miratuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar. 

 

6.       Shpronësimi të fillojë nga data 28.2.2013.

 

7.       Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZRPP-ja”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

 

8.       Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimin e pronarëve, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZRPP-ja,” pasi të kenë dorëzuar dokumentacionin e plotë të pronësisë.

 

9.       Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Shkodër, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

 

10.    Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra  Vendore  e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Shkodër, të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale, si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.

 

11.    Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Shkodër, për zbatimin e këtij vendimi.

          Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

 K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

 

* * *

V E N D I M

PËR

 MIRATIMIN E LISTËS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA SHQIPTARE, QË KANE KARAKTER REFERUES PËR PREZUMIMIN E KONFORMITETIT PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 34, të ligjit nr.10480, datë 17.11.2011, “ Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”, dhe të neneve 4, 7 e 25, të ligjit nr.9290, datë 7.10.2004, “Për produktet e ndërtimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 1. Miratimin e listës së standardeve të harmonizuara shqiptare, që kanë karakter referues për prezumimin e konformitetit të produkteve të ndërtimit, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

 2. Standardet e harmonizuara shqiptare, të dhënat e të cilave janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, shërbejnë si dokument referencë për prezumimin e konformitetit të produkteve të ndërtimit, bazuar në nenin 4, “Kërkesat e përgjithshme e sigurisë dhe prezumimi i sigurisë”, të kreut II, “Siguria e përgjithshme”, të ligjit nr.10480, datë 17.11.2011, “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”.

 

  1. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Punëve Publike dhe Transportit për zbatimin e këtij vendimi.

 

4. Vendimi nr.279, datë 18.4.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së produkteve të ndërtimit, për të cilat kërkohet vlerësimi i detyruar i konformitetit”, i ndryshuar, shfuqizohet.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I

 SALI BERISHA

 

* * *

V E N D I M

 PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË BARNAVE QË RIMBURSOHEN NGA INSTITUTI I SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR DHE TË MASËS SË MBULIMIT TË ÇMIMIT TË TYRE

 Në  mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4 e 15, të ligjit nr.7870, datë 13.10.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.      Miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

 2.      Mbulimi i çmimeve të barnave të listës së barnave që rimbursohen, sipas klasifikimit ATC, të jetë në masën 50 për qind deri në 100 për qind, sipas grupeve terapeutike dhe barnave të përcaktuara në pasqyrën I, që i bashkëlidhet këtij vendimi.


 3.      Mbulimi i çmimit të barnave për alternativën e parë në listën e barnave të rimbursueshme, për kategorinë e pensionistëve, të jetë në masën 100 për qind.


 4.      Miratimin e marzheve të diferencuara të tregtimit, përkatësisht, në masën 10 për qind për tregtimin me shumicë dhe 26 për qind për tregetimin me pakicë, për barnat e listës së barnave të rimbursueshme, si dhe marzhet e diferencuara të tregtimit me shumicë e pakicë të disa barnave të listës, sipas pasqyrës II, që i bashkëlidhet këtij vendimi.


 5.      Efektet financiare të përballohen nga buxheti i vitit 2013, miratuar për Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.


6.      Ngarkohet Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetesor të përcaktojë kufizimet në përdorimin, sasinë dhe kohëzgjatjen e trajtimit me barnat e kësaj liste.

 

7.      Ngarkohen Ministria e Shëndetesise dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.


 8.      Vendimi nr.471, datë 18.7.2012, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe masën e  mbulimit të çmimit të tyre”, shfuqizohet.

 Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I

 SALI BERISHA

 

* * *

V E N D I M

 PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.424, DATË 2.6.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR SISTEMIN E AKREDITIMIT,  ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E INSTITUCIONEVE TË SIGURIMIT TË JASHTËM TË CILËSISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 60, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:

 Pas pikës 3, të nenit 9/2, të rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimit dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, që i bashkëlidhet vendimit nr.424, datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet     pika 4, me këtë përmbajtje:

 

“4. Për vlerësimin e jashtëm të programit të studimit të ciklit të parë dhe të dytë, në grupin e vlerësimit të jashtëm të përfshihen ekspertë vendas ose të huaj. Për vlerësimin e jashtëm të shkollës së doktoratës në grupin e vlerësimit të jashtëm të jetë, së paku, një ekspert i huaj. Studimet e ciklit të tretë vlerësohen dhe akreditohen si shkollë e doktoratës në nivel institucioni ose njësie bazë.”.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I

 SALI  BERISHA

 

 

* * *

V E N D I M

PËR

 NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2013, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË ZNJ. MESILA DODA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45,  të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, datë 17.12.2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I:

1.      Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, zëri Mallra dhe shërbime, t’i shtohet fondi prej 1 100 000 (një milion e njëqind mijë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të znj. Mesila Doda.

2.      Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3.      Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.

 4.      Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

           Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


 

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS KARINË, TË QARKUT TË ELBASANIT

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  neneve 3, 5 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:  

 1.    Miratimin e listës  paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Karinë, të qarkut të Elbasanit, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi. Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të komunës Karinë, të qarkut të Elbasanit, miratuar me vendimin nr.763, datë 28.5.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Karinë, të qarkut të Elbasanit”.

2.    Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Karinë për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I

 SALI  BERISHA

 

 

* * *

V E N D I M

PËR

 NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2013, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR PROGRAMIN E SHËRBIMIT TË GJENDJES CIVILE, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË PRINTIMIT TË LISTAVE TË ZGJEDHËSVE

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, datë 17.12.2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

                                                           

V E N D O S I:

 1.      Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, në programin “Shërbimi i Gjendjes Civile”, në artikullin 602, “Mallra e shërbime të tjera”, t’i shtohet fondi prej 14 311 630 (katërmbëdhjetë milionë e treqind e njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të printimit të listave të zgjedhësve, në funksion të plotësimit të nevojave të Shërbimit të Gjendjes Civile me letër dhe toner për printer.

2.      Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

 3.      Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 K R Y E M I N I S T R I

 SALI  BERISHA

* * *

 V E N D I M

 PËR

 MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE  TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS GOSË,  TË QARKUT TË TIRANËS

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 5 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I: 

 1.      Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Gosë, të qarkut të Tiranës, sipas lidhjes 1 e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

 Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Gosë, të qarkut të Tiranës, miratuar me vendimin nr.718, datë 30.10.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Gosë, të qarkut të Tiranës”.

 2.      Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Gosë për zbatimin e këtij vendimi.

           Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

 

 * * *

 V E N D I M

 PËR

HAPJEN E PIKËS SË PËRBASHKËT TË KALIMIT NDËRKUFITAR NË TREBISHT TË RRETHIT TË BULQIZËS, NË KUFIRIN SHTETËROR TOKËSOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ME MAQEDONINË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr.9861, datë 24.1.2008, “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:

 1.      Hapjen e pikës së përbashkët të kalimit ndërkufitar (lokale) në Trebisht të rrethit të Bulqizës, në kufirin shtetëror tokësor të Republikës së Shqipërisë me Maqedoninë, për qarkullim lokal të shtetasve dhe autoveturave.

 2.      Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike dhe Transportit për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

 PËR

MIRATIMIN E FONDIT TË SHPENZIMEVE, PËR VITIN 2013,  PËR AUTORITETIN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE E POSTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 117, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike dhe postare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave

                                                            V E N D O S I:

  1. Miratimin e fondit të shpenzimeve, për vitin 2013, për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike e Postare, në shumën 273 300 000 (dyqind e shtatëdhjetë e tre milionë e treqind mijë) lekë, të ndarë sipas zërave, të paraqitur në lidhjen 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  1. Ngarkohet Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare për zbatimin e këtij vendimi.

         Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

 

 

* * *

 V E N D I M

 PËR

MIRATIMIN, NE PARIM, TE MARREVESHJES, NDERMJET KESHILLIT TE MINISTRAVE TE REPUBLIKES SE SHQIPËRISE DHE KESHILLIT TE MINISTRAVE TE BOSNJE - HERCEGOVINES, PËR TRANSPORTIN DETAR TREGTAR

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

 

V e n d o s i:

 Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë - Hercegovinës, për transportin detar tregtar, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

 

 

* * *

 V E N D I M

 PËR

 MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E SHOQATËS RAJONALE PËR MENAXHIMINE MBETJEVE TË NGURTA, KORÇË, (KRWM), DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E MASAVE SHOQËRUESE TË PROJEKTIT “MENAXHIMI I MBETJEVE TË NGURTA NË SHQIPËRINË JUGLINDORE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 Miratimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Shoqatës Rajonale për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta, Korçë, (KRWM), dhe Kfw Frankfurt am Main,  për financimin e masave shoqëruese të projektit “Menaxhimi i mbetjeve të ngurta në Shqipërinë Juglindore”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në  “Fletoren zyrtare”.

 

 K R Y E M I N I S T R I

 SALI  BERISHA

 

* * *

 V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.484, DATË 23.6.2010,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EMËRIMIN E ANËTARËVE TË BORDIT TË MENAXHIMIT PËR AUTORITETIN RRUGOR SHQIPTAR”

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.10164, datë 15.10.2009, “Për Autoritetin Rrugor Shqiptar”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në shkronjën “b”, të pikës 1, të vendimit nr.484, datë 23.6.2010, të Këshillit të Ministrave,  fjalët “z . Egon Babameto” zëvendësohen me “z. Eduart Seitaj”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I

 SALI  BERISHA

 

* * *

A K T  N O R M A T I V

PËR

 PAJISJEN ME LEJE PËRDORIMI TË STRUKTURAVE TË NDËRTUARA ME SHKELJE TË KUSHTEVE TË LEJES SË NDËRTIMIT PËRPARA FILLIMIT ME EFEKTE TË PLOTA TË LIGJIT NR.10119, DATË 23.4.2009, “PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR

 Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

Neni 1

 Pajisjen me leje përdorimi të strukturave që kanë përfunduar ndërtimin në datën e fillimit me efekte të plota të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009, “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, pasi të kenë plotësuar dokumentacionin e përcaktuar nga ligji nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, edhe në rastet kur:

a)      aktkontrollet përfundimtare, të kryera nga autoritetet vendore të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, vërtetojnë se strukturat janë ndërtuar në shkelje të kushteve të lejeve të ndërtimit të miratuara, por nuk ndryshojnë sipërfaqet dhe volumin e miratuar në leje;

 b)     aktkontrollet përfundimtare, të kryera nga autoritetet vendore të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, vërtetojnë se strukturat janë ndërtuar të shkelje të kushteve të lejeve të ndërtimit të miratuara, të shoqëruara me shtesë të sipërfaqes dhe/ose volumit të miratuar në leje të strukturës.

 Neni 2

1. Strukturat e përcaktuara në pikën 2, të nenit 1, të këtij akti, pajisen me leje përdorimi vetëm për sipërfaqen dhe volumin e përcaktuar në lejen e ndërtimit.

 

2. Për strukturat e ndërtuara në kufi të pronës, të cilat kanë shkelur marrëveshjet me pronarët e pronave fqinje sa u përket distancave nga kufiri i pronës, leja e përdorimit jepet me shënimin, që, në rast të zhvillimit të pronave fqinje, distancat llogariten sipas projektit të miratuar me lejen e ndërtimit.

 3. Për sipërfaqet dhe volumet shtesë të ndërtuara, subjekti aplikon sipas përcaktimeve të nenit 83, të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009, të ndryshuar.

Neni 3

1. Pajisja me leje përdorimi për strukturat e përcaktuara në nenin 1, të këtij akti, bëhet pas dorëzimit nga ana e subjektit ndërtues/investitorit të dokumentacionit sipas projektit të zbatuar.

 2. Strukturat do t’i nështrohen kolaudimit tekniko - ekonomik, në përputhje me nenin 12, të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998, të ndryshuar, sipas projektit të zbatuar.

Neni 4

 Miratimi i listës së strukturave që pajisen me leje përdorimi sipas ketij akti normativ  bëhet me vendim të këshillit vendor të njësisë përkatëse të pushtetit vendor.

Neni 6

Afati i aplikimit për t’u pajisur me leje përdorimi, sipas këtij akti normativ, është deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj pas miratimit të planeve të përgjithshme vendore të njësive të qeverisjes vendore, sipas përcaktimeve të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009, të ndryshuar.

 

Neni 7

 

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

 K R Y E M I N I S T R I

 SALI BERISHA


06/02/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave