Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivë e Këshillit të Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Vendime dhe projektligje tė miratuara nė mbledhjen e sotme tė Kėshillit tė Ministrave
 
-       Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan vendimet dhe projektligjet si më poshtë:

V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Edmond Hoxha, zëvendësministër i Integrimit, të lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

PËR
 
LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Klajda Gjosha, zëvendësministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, të lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA 

***
 
V E N D I M

PËR
 
LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Selim Belortaja, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, të lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***
 
V E N D I M

PËR
 
LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ylli Manjani, zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit, të lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Sokol Dervishi, zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***
 
V E N D I M

PËR
 
LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Nora Malaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, të lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***
V E N D I M

PËR

LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT

Në mbështetje të nenit 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektët”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Genc Alizoti, prefekt i qarkut të Durrësit, të lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***
 
V E N D I M

PËR

LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të nenit 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektët”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Robert Bitri, prefekt i qarkut të Fierit, të lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Tokli Thomaj, zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

V E N D I M

PËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË ANËTARIT TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË LARGIMIT E TË PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i:

Emërimin e z. Gjergji Xhuveli anëtar të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura, për një mandat 4-vjeçar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K r y e m i n i s t r i

SALI BERISHA

***

VENDIM

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit shoqërues që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

PROJEKTLIGJ

PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje  të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë                                              

VENDOSI

Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Pas pikës 10, të  nenit 8/1, “Të ardhura të përjashtuara”, shtohet pika 11, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“11. Të ardhurat që përfiton një fermer i regjistruar, nga shitja e tokës bujqësore te një fermer apo person fizik a juridik që kryen aktivitet bujqësor. Këshilli i Ministrave përcakton kushtet dhe procedurën që garanton mosndryshimin e destinacionit të tokës së blerë.”

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas  botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)

***

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Pika 3, e nenit 4, “Niveli i taksave kombëtare”, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 12.5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koeficienti sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij ligji, dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25% për çdo vit.

18 për qind e të ardhurave vjetore nga kjo taksë i kalojnë buxhetit të qeverisjes vendore. Procedura e ndarjes të të ardhurave me buxhetet e njësive të qeverisjes vendore përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në numrin e mjeteve të regjistruara sipas njësive të qeverisjes vendore.”.

Neni 2

Pas pikës 1, të nenit 9, “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:

“1/1. Falen të gjitha detyrimet e prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor për mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara me vendim të formës së prerë të gjykatës, të cilat i kalojnë në administrim Agjencisë së Adminstrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për qëllime përdorimi apo rishitjeje.”.

Neni 3

Dispozita kalimtare

Pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, të gjithë pronarët e mjeteve, që nuk kanë paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura për vitin 2013, pavarësisht kur e kanë pasur datën e pagesës së taksës, paguajnë sipas këtij ligji.

Aplikimi i penalitetit për vonesë në pagesën e taksave, për të gjitha mjetet, që u ka kaluar afati i vlefshmërisë së taksave, pavarësisht kur e kanë kryer pagesën e taksave, fillon nga data 1 janar 2014. 

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)

***

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME QEVERINË E VENDIT PRITËS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DUKE VEPRUAR NËPËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE, DHE TRANS ADRIATIK PIPELINE AG, LIDHUR ME PROJEKTIN E GAZSJELLËSIT TRANS ADRIATIK (PROJEKTI TAP)”, SI DHE TË MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE DHE TRANS ADRIATIK PIPELINE AG, NË LIDHJE                ME PROJEKTIN E GAZSJELLËSIT TRANS ADRIATIK (PROJEKTI TAP)””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatik Pipeline AG, lidhur me projektin e gazsjellësit Trans  Adriatik  (Projekti TAP)”, si  dhe të  marrëveshjes  ndërmjet  Republikës  së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Trans Adriatik Pipeline AG, në lidhje me projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP)””, për shqyrtim e miratim, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM  TË KOMUNËS FUSHË-KUQE, TË QARKUT TË LEZHËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 5 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Miratimin e listës  paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës    Fushë-Kuqe, të qarkut të Lezhës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të komunës Fushë-Kuqe, të qarkut të Lezhës, miratuar me vendimin nr.1178, datë 20.8.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në komunën Fushë-Kuqe, të qarkut të Lezhës”.

2.     Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Fushë-Kuqe, për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “ Fletoren zyrtare”.
          

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË KREDISË PËR EKSPORT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË VEPRON NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE PËRFAQËSOHET NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE “UNICREDIT BANK AUSTRIA AG”, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT MBARËKOMBËTAR TË RADIOTERAPISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave 

VENDOSI:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe “UniCredit Bank Austria AG”, për financimin e projektit mbarëkombëtar të radioterapisë, me një hua të butë prej 2 000 000 (dy milionë) eurosh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2013, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË  Z. GENTIAN DEMALIAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e  45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”,  me propozimin e ministrit të Shëndetësisë,  Këshilli i Ministrave

                                        V E N D O S I:

1.     Ministrisë   së   Shëndetësisë, në   buxhetin e miratuar për vitin 2013,  në zërin “Mallra dhe shërbime”, t’i shtohet fondi prej 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) lekësh,  për  mbulimin  e  shpenzimeve  të  kurimit  të            z. Gentian Demaliaj.

2.     Ky fond të përballohet nga  fondi  rezervë i Këshillit të Ministrave.

3.     Pagesa të bëhet me  paraqitjen  e faturave origjinale të institucionit të kurimit.

4.     Ngarkohen  Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***


V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS MUHURR, TË QARKUT TË DIBRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 5 e 17, të  ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

1. Miratimin e listës  paraprake të pronave të paluajtshme publike ,shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Muhurr, të qarkut të Dibrës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që janë brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të komunës Muhurr, të qarkut të Dibrës, miratuar me vendimin nr.760, datë 28.5.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në komunën Muhurr, të qarkut të Dibrës”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Muhurr për zbatimin e këtij vendimi.

   Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “ Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

PËR

NGRITJEN E SISTEMIT TË INSPEKTIMIT PËR PARANDALIMIN, SHKURAJIMIN DHE ELIMINIMIN E PESHKIMIT TË PALIGJSHËM, TË PARREGULLUAR DHE TË PARAPORTUAR (PPP)                                DHE KRIJIMIN E SKEMËS SË CERTIFIKIMIT TË ZËNIEVE NË PESHKIM

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 118, pika 3, dhe 135,        pika 1, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. TË PËRGJITHSHME


1.   Ky vendim ka për qëllim vendosjen e rregullave dhe përgatitjen e një sistemi masash për inspektimin me synim parandalimin, moslejimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregulluar e të paraportuar (peshkimi PPP), si dhe vendosjen e nje skeme certifikimi të zënieve për importimin dhe eksportimin e produkteve peshkore.

 

2.   Ministria siguron mjetet e duhura në dispozicion të Inspektoratit të Peshkimit për t’i mundësuar atij përmbushjen e detyrave të përcaktuara në këtë vendim.

 

II.1  SKEMA E CERTIFIKIMIT TË ZËNIEVE PËR IMPORTIMIN DHE EKSPORTIMIN E PRODUKTEVE PESHKORE

 

3.   Ky vendim zbatohet për të gjitha aktivitetet e peshkimit (PPP), siç është  referuar në nenin 117, të ligjit nr.64/2012, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”, si dhe për aktivitete të tjera të lidhura me të kur këto aktivitete ushtrohen sipas nenit 3, të ligjit nr.64/2012, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”.

 

4.   Anijeve të vendeve të tjera, që nuk plotësojnë kërkesat e parashikuara nga ky vendim, u ndalohet hyrja në portet shqiptare, përfitimi nga shërbimet portuale si dhe kryerja e operacioneve të zbarkimit, transbordimit në këto porte, me përjashtim të rasteve të forcës madhore të përkufizuar sipas nenit 18, të Konventës mbi të Drejtën e Detit, të miratuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr.9055, datë 24.4.2003, në lidhje me shërbimet ngushtësisht të nevojshme për të zgjidhur këto situata.

 

5.   Janë të ndaluara të gjitha operacionet e transbordimit ndërmjet anijeve shqiptare të peshkimit dhe anijeve të vendeve të tjera në zonën e përcaktuar nga neni 3, i ligjit nr.64/2012, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”. Këto operacione lejohen në port, vetëm në përputhje me rregullat e këtij kreu.

 

6.   Anijeve të peshkimit me flamur shqiptar nuk u lejohet të transbordojnë në det, jashtë ujërave shqiptare, zëniet e kryera nga anije me flamur të huaj, me përjashtim të rasteve kur janë të regjistruara si anije transporti pranë një organizate rajonale peshkimi.

 

7.   Anijet e peshkimit me flamur të huaj mund të kenë akses në shërbime ose të kryejnë operacione zbarkimi vetëm në portet e përcaktuara sipas nenit 98, të ligjit nr.64/2012, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”.

 

8.   Kapitenët e anijeve të peshkimit të vendeve të tjera ose përfaqësuesit e tyre njoftojnë paraprakisht në QNOD së paku 24 (njëzet e katër) orë para çastit të parashikuar për mbërritjen në port, informacionet e mëposhtme:

 

a)       Të dhëna për identifikimin e anijes;

b)       Emrin e portit të përcaktuar si destinacion dhe qëllimin e mbërritjes në port, të zbarkimit, të transbordimit ose të përfitimit të shërbimeve;

c)       Autorizimin e peshkimit ose, sipas rastit, autorizimin për të mbështetur operacionet e peshkimit ose të transbordimit të prodhimeve të peshkimit;

ç)  Datën dhe orën e parashikuar për mbërritje në port;

d)       Datat e zënieve të prodhimeve peshkore;

  dh)  Të dhëna për sasitë për secilin lloj të mbajtur në bord ose, sipas rastit, kur nuk ka të tille, një relacion negativ;

e)       Të dhëna për zonën ose zonat në të cilën/at janë kryer zëniet ose transbordimet (ujërat shqiptare ose ndërkombëtare);

ë)  Të dhëna për sasitë që do të zbarkohen ose do të transbordohen për çdo lloj.

 

9.   Kapitenët e anijeve të peshkimit me flamur shqiptar ose përfaqësuesit e tyre njoftojnë paraprakisht autoritetet përgjegjëse të vendit anëtar të Bashkimit Evropian të porteve të përcaktuara që kanë qëllim të përdorin, së paku                3 (tri) ditë pune përpara orës së parashikuar për mbërritjen në port, informacionet sipas pikës 8, të këtij vendimi.

 

10.    Formati i njoftimit paraprak ndodhet në shtojcën VI/A, bashkëlidhur këtij vendimi. Në rast se zëniet janë të shoqëruara me një certifikatë zënieje të vlefshme si formati i njoftimit paraprak që ndodhet në shtojcën VI/B, bashkëlidhur këtij vendimi.

 

11.    Kapitenët e anijeve të peshkimit të vendeve të tjera dhe kapitenët e anijeve shqiptare të peshkimit  ose përfaqësuesit e tyre përjashtohen nga detyrimi i njoftimit të informacionit sipas pikave 8, shkronjat “a”, “c”, “ç”, “e” dhe “ë”, e 9, të këtij vendimi, në rastet kur kanë paraqitur certifikatën përkatëse dhe kur është pranuar certifikata e zënieve sipas kreut III, bashkëlidhur këtij vendimi, për të gjitha zëniet që do të zbarkojnë ose do të transbordojnë në territorin shqiptar ose atë komunitar.

 

12.    Nëse një anije peshkimi shqiptare ose me flamur të huaj mban në bord prodhime peshkimi, njoftimi sipas pikave 8 dhe 9, të këtij vendimi, shoqërohet nga një certifikatë zëniesh që ka marrë vlefshmërinë sipas              kreut III, të këtij vendimi. Rregullat sipas pikave 35 e 36, të këtij vendimi, në lidhje me njohjen e dokumenteve të zënies ose të mënyrës së kontrollit, që zbatohen në portet shqiptare ose të vendeve të BE-së dhe që bëjnë pjesë në sistemet e dokumentimit të zënieve ose kontrollit në porte, të miratuara nga organizatat rajonale të menaxhimit të peshkimit, zbatohen hap pas hapi.

 

13.    Me përjashtim të shkronjës “b”, të pikës 85, të këtij vendimi, anijet e peshkimit shqiptare mund të hyjnë në portet e vendeve të BE-së dhe anijet e peshkimit me flamur të huaj mund të hyjnë në portet shqiptare vetëm në rast se informacionet sipas pikave 8 dhe 9 janë të plota, si dhe kur anijet e peshkimit kanë në bord prodhime peshkimi që janë të shoqëruara nga certifikatat e zënies sipas pikës 12, të këtij vendimi.

 

14.    Autorizimi për të filluar veprimet e zbarkimit dhe të trasbordimit jepet pas një kontrolli që ka për qëllim verifikimin e të gjithë dokumentacionit të paraqitur sipas pikës 13, të këtij vendimi, dhe, nëse është e nevojshme, sipas modaliteteve të parashikuara në seksionin 2, të këtij kreu.

 

15.    Si përjashtim të pikave 12 dhe 13, të këtij vendimi, QNOD-ja mund të autorizojë hyrjen në port dhe zbarkimin e një pjese ose të të gjitha zënieve edhe në rast se informacioni i kërkuar nga pika 8 nuk është i plotë ose kur kontrolli dhe verifikimi i këtij dokumentacioni nga Inspektorati i Peshkimit është akoma në proces, me kusht që prodhimet e peshkimit të ruhen nën kontrollin e organeve doganore. Prodhimet e peshkimit mund të hidhen në treg, të merren në dorëzim ose të transportohen vetëm pas mbërritjes të të gjithë informacionit sipas pikës 8, të këtij vendimi, ose pas përfundimit të kontrollit e të verifikimit. Nëse kjo procedurë zgjat më shumë se                        14 (katërmbëdhjetë) ditë, organet doganore mund të konfiskojnë ose të eliminojnë prodhimet e peshkimit. Kostoja e magazinimit është në ngarkimin të subjektit.

 

16.    Kapitenët e anijeve të peshkimit me flamur të huaj ose përfaqësuesit e tyre paraqesin, nëse është e mundur, në mënyrë elektronike në QNOD dhe përpara se të fillojnë veprimet e zbarkimit e të trasbordimit një deklaratë, me anë të së cilës tregohen sasia e prodhimeve peshkore për çdo lloj që do të zbarkoë ose do të trasbordojë, si dhe data e vendi i zënies për secilin lloj. Kapitenët ose përfaqësuesit e tyre  janë përgjegjës për saktësinë e kësaj deklarate.

       I njëjti rregull vlen edhe për anijet shqiptare të peshkimit që synojnë të përdorin portet e një vendi të Bashkimit Europian, të cilat e paraqesin këtë deklaratë tek autoritetet kompetente të vendit anëtar të BE-së. Formati për deklaratën paraprake të zbarkimit dhe të trasbordimit ndodhet respektivisht në shtojcat VII/A dhe VII/B, bashkëlidhur këtij vendimi.

 

17.    QNOD-ja i dërgon deklaratat origjinale në Drejtorinë e Peshkimit, e cila i ruan për një periudhë trevjeçare.

 

II.2 INSPEKTIMET NË PORT                              

 

18.    Inspektorati i Peshkimit kryen inspektime në portet e përcaktuara, në së paku 5% të veprimeve të zbarkimit e të trasbordimit që kryhen në një vit, të anijeve me flamur të huaj, në bazë të menaxhimit të riskut, me përjashtim të rasteve kur janë përcaktuar nivele më të larta nga organizatat rajonale të menaxhimit të peshkimit.

 

19.    I nënshtrohen inspektimit në çdo rast anijet e peshkimit:

 

a)       të vëzhguara sipas pikave 91-92, të këtij vendimi;

b)       të sinjalizuara nga një shtet tjetër sipas kreut V, të këtij vendimi;

c)       për të cilat mendohet se kanë kryer peshkim PPP sipas pikës 63, të këtij vendimi;

ç)  që rezultojnë në listën PPP, të miratuar nga një organizatë rajonale e menaxhimit të peshkimit, sipas pikës 76, të këtij vendimi.

 

20.    Inspektorët e peshkimit kanë të drejtë të inspektojnë të gjitha zonat, urat dhe mjediset e anijes së peshkimit, zëniet (të përpunuara ose jo), rrjetat dhe veglat e tjera të peshkimit, si dhe të gjithë dokumentacionin që mendojnë të nevojshëm për të verifikuar respektimin e legjislacionit shqiptar dhe masave ndërkombëtare të menaxhimit dhe mbrojtjes. Inspektorët mund të pyesin cilindo që mendohet se ka informacion në lidhje me objektin e inspektimit.

 

21.    Inspektimet përfshijnë të gjitha operacionet e zbarkimit dhe trasbordimit si dhe kontrollin e kryqëzuar ndërmjet sasive të treguara në njoftimin paraprak të zbarkimit dhe sasive të zbarkuara ose të transborduara.

 

22.    Inspektorët nënshkruajnë raportin e inspektimit në prani të kapitenit të anijes së peshkimit, i cili ka të drejtën të bëjë të gjitha shënimet që mendon se lidhen me inspektimin. Inspektorët shënojnë në librin e anijes inspektimin që është kryer. Kopje e raportit të inspektimit i dorëzohet kapitenit të anijes i cili mund t’ia dorëzojë edhe pronarit. Kapiteni bashkëpunon dhe ndihmon gjatë inspektimit të anijes dhe nuk pengon, kërcënon ose ndërhyn në punën e inspektorit gjatë kryerjes së detyrës.

 

23.    Nëse informacionet e grumbulluara gjatë inspektimit përmbajnë elemente të provës që çojnë në përfundimin se një anije peshkimi ka kryer peshkim PPP sipas nenit 117, të ligjit nr.64/2012, datë 31.5.2012, “Për peshkimin” inspektori:

 

a)       regjistron shkeljen e supozuar në raportin e inspektimit;

b)       merr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar ruajtjen dhe sigurimin e elementeve të provës në lidhje me shkeljen e supozuar;

c)       dërgon menjëherë raportin e inspektimit në ministri.

 

24.    Nëse inspektimi jep elemente të provës se një anije peshkimi me flamur të huaj ka zhvilluar peshkim PPP sipas përcaktimeve të nenit 117, të                    ligjit nr.64/2012, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”, Inspektorati i Peshkimit nuk e autorizon këtë anije të kryejë zbarkimin ose trasbordimin e zënieve.

 

25.    Inspektorati i Peshkimit njofton menjëherë Drejtorinë e Peshkimit për vendimin e tij për të mos lejuar operacionet e zbarkimit ose të trasbordimit të ndërmarra sipas pikës 24, të këtij vendimi, të shoqëruar me një kopje të raportit të inspektimit. Drejtoria ia transmeton këtë njoftim menjëherë Komisionit Europian në rastin kur anija mban flamurin e një vendi anëtar të Bashkimit Europian dhe shtetit, flamurin e të cilit mban anija e peshkimit. Në rast se është e nevojshme, një kopje e njoftimit i dërgohet sekretarit ekzekutiv të organizatës së menaxhimit të peshkimit në zonën e së cilës janë kryer zëniet.

 

26.    Nëse shkelja e supozuar është kryer në det të hapur, Inspektorati i Peshkimit bashkëpunon me autoritetet përgjegjëse të shtetit, flamurin e të cilit anija mban, për të hetuar më tej mbi shkeljen dhe, nëse është rasti, zbaton legjislacionin shqiptar, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

 

III.  SISTEMI I CERTIFIKIMIT TË ZËNIEVE PËR IMPORTIN DHE EKSPORTIN E PRODHIMEVE PESHKORE

 

27.    Ndalohet importi dhe eksporti i produkteve peshkore të përfituara nga peshkimi PPP.

 

28.    Për të siguruar efikasitetin e ndalimit të parashikuar në pikën 27, të këtij vendimi, produktet peshkore importohen dhe eksportohen vetëm kur ato janë të shoqëruara nga një certifikatë zënieje në përputhje me kërkesat e këtij vendimi.

 

29.    Certifikata e zënieve e parashikuar në pikën 28, këtij vendimi, merr vlefshmëri pas vulosjes nga Inspektorati i Peshkimit i portit përkatës i anijes apo anijeve të peshkimit, të cilat kanë kryer zëniet nga janë përfituar produktet peshkore.

 

30.    Certifikata e zënieve vërteton se ato (zëniet) janë bërë në përputhje me ligjet, rregulloret dhe masat e rëndësishme menaxhuese e mbrojtëse kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi. Certifikatat e importit kanë marrë vlefshmërinë nga autoritetet përgjegjëse të vendeve eksportuese, të përcaktuara në shtojcën IX, bashkëlidhur këtij vendimi.

 

31.    Një kopje të certifikatës sipas pikës 28, të këtij vendimi, inspektorati i portit përkatës i anijes apo anijeve të peshkimit, të cilat kanë kryer zëniet, e dërgon menjëherë brenda 24 (njëzet e katër) orëve në Drejtorinë e Peshkimit, si dhe dokumentacionin provues, në format elektronik dhe në formatin origjinal.

 

32.    Certifikata e zënieve e parashikuar në pikën 28, të këtij vendimi, plotësohet në katër kopje, nga të cilat njëra shoqëron produktet e peshkimit, njëra mbahet nga Inspektorati i Peshkimit, njëra mbahet nga subjekti eksportues dhe njëra dërgohet në Drejtorinë e Peshkimit. Inspektorati i Peshkimit i portit krijon një regjistër të certifikatave të lëshuara nga ana e tij. Regjistri i certifikatave miratohet me urdhër të ministrit.

 

33.    Certifikata përmban të gjithë informacionin e specifikuar në modelin e paraqitur në shtojcën II, bashkëlidhur këtij vendimi, dhe i jepet vlefshmëria nga Inspektorati i Peshkimit që ka kompetencën e nevojshme për të kontrolluar vërtetësinë e informacionit. Certifikata e zënieve bazohet në të dhënat e plotësuara nga libri i anijes së peshkimit që ka kryer zëniet, nga të cilat janë përfituar produktet peshkore. Në marrëveshje apo në kuadër të bashkëpunimit me vendet e BE-së, certifikata e zënieve hartohet, i jepet vlefshmëria, paraqitet në mënyrë elektronike apo zëvendësohet nga sisteme të gjurmueshmërisë elektronike, duke siguruar të njëjtin nivel kontrolli nga autoritetet përkatëse.

 

34.    Lista e produkteve të paraqitura në shtojcën I, bashkëlidhur këtij vendimi, që përjashtohet nga qëllimi i zbatimit të certifikatës së zënieve, mund të rishikohet çdo vit nga ministria, bazuar mbi ndryshimet e bëra nga Komisioni Europian.

 

35.    Dokumentet e zënieve dhe çdo dokument tjetër në lidhje me to, që është i vlefshëm në përputhje me skemat e dokumentimit të zënieve të adoptuara nga organizatat rajonale të menaxhimit të peshkimit, pranohen si certifikata zënieje në lidhje me produktet peshkore për llojet në të cilat këto skema dokumentimi të zënieve aplikohen dhe u nënshtrohen kërkesave të verifikimit e të kontrollit.

 

36.    Eksportuesi, në mënyrë që të eksportohen prodhime peshkimi, që përbëjnë një dërgesë të vetme, të transportuara të papërpunuara nga Shqipëria në Bashkimin Europian, kur anija nga vijnë prodhimet nuk ka flamur shqiptar, duhet të paraqesë në autoritetet e shtetit anëtar importues:

 

 

a)       certifikatën/at e zënies/ve që ka/në marrë vlefshmërinë nga shteti, flamurin e të cilit mban anija, me informacionin e specifikuar të paraqitur në shtojcën III, bashkëlidhur këtij vendimi;

b)       evidenca të dokumentuara që produkti peshkor nuk iu është nënshtruar aktiviteteve të tjera, përveç shkarkimit dhe ringarkimit apo ndonjë aktiviteti tjetër që shërben për ta ruajtur atë në gjendjen e mirë fillestare dhe që ka qëndruar nën mbikëqyrjen e autoriteteve doganore shqiptare.

                    Evidencat e dokumentuara do të paraqiten tek autoritetet e shtetit anëtar importues me anë të:

 

i.                     një dokumenti të vetëm transporti të lëshuar për të mbuluar kalimin nga territori i shtetit flamur, përmes Shqipërisë, ku është e përshtatshme;

ii.                              një dokumenti të lëshuar nga autoritetet doganore dhe veterinare që përmban:

 

                                               ii/1. një përshkrim të saktë të produktit peshkor, datën e shkarkimit dhe të ringarkimit të produktit dhe, aty ku është e aplikueshme, emrin e anijes apo të mjeteve të tjera të transportit të përdorura;

                                             ii/2.  kushtet në të cilat produkti peshkor ka qëndruar në Shqipëri.

 

Kur produktet peshkore në fjalë i nënshtrohen dhe një skeme të dokumentimit të zënieve të një organizate rajonale të menaxhimit të peshkimit, e njohur në përputhje me pikën 35, të këtij vendimi, dokumentet e përmendura më sipër mund të zëvendësohen me certifikatat e rieksportit të kësaj skeme të dokumentimit të zënieve, duke pasur parasysh që vendi i origjinës së produkteve peshkore t’i ketë plotësuar afatet e njoftimeve në kohë.

E njëjta skemë certifikimi vlen edhe për importin e prodhimeve të peshkimit që përbëjnë një dërgesë të vetme, të transportuara të papërpunuara në Shqipëri dhe për prodhimet që vijnë nga një shtet që nuk është shteti flamur i anijes së peshkimit. Në këtë rast, importuesi paraqet dokumentacionin e mësipërm tek Inspektorati i Peshkimit.

 

37.    Në mënyrë që të eksportohen drejt Bashkimit Europian prodhime peshkore që përbëjnë një dërgesë të vetme dhe të cilat janë përpunuar në Shqipëri, kur anija nga vijnë prodhimet nuk ka flamur shqiptar, duhet të paraqitet tek autoritetet e shtetit anëtar të importimit një deklaratë e hartuar në pikën e përpunimit në Shqipëri dhe e miratuar nga Inspektorati i Peshkimit, në përputhje me formën e përcaktuar në shtojcën IV, bashkëlidhur këtij vendimi. Deklarata duhet:

 

a)        të përmbajë një përshkrim të saktë të produkteve të përpunuara e të papërpunuara dhe të sasive të tyre përkatëse;

b)          të përmbajë faktin që produkti i përpunuar është përpunuar në Shqipëri nga zënie të shoqëruara me certifikatën/at e zënies/ve që ka/në marrë vlefshmërinë nga shteti flamur;

c)           të jetë e shoqëruar nga:

 

i.   certifikatat origjinale të zënieve kur e gjithë sasia e zënieve në fjalë është përdorur për përpunimin e produkteve peshkore të eksportuara në një dërgesë të vetme;

ii.     një kopje të certifikatës origjinale të zënieve, kur një pjesë e zënieve në fjalë është përdorur për përpunimin e produkteve peshkore të eksportuara në një dërgesë të vetme.

 

       Kur produktet peshkore në fjalë i nënshtrohen dhe një skeme të dokumentimit të zënieve të një organizate rajonale të menaxhimit të peshkimit, e cila është e njohur në përputhje me pikën 36, të këtij vendimi, dokumentet e përmendura më sipër mund të zëvendësohen me certifikatat e rieksportit të kësaj skeme të dokumentimit të zënieve, duke pasur parasysh që vendi i origjinës t’i ketë plotësuar afatet e njoftimeve në kohë.

       E njëjta skemë certifikimi vlen edhe për importin e prodhimeve të peshkimit në Shqipëri, të cilat përbëjnë një dërgesë të vetme, të përpunuara në një shtet që nuk është shteti flamur i anijes së peshkimit. Në këtë rast, importuesi paraqet dokumentacionin e mësipërm tek Inspektorati i Peshkimit.

 

38.    Dokumentet dhe deklarata e parashikuar respektivisht në pikat 36,              shkronja “b”, dhe 37, të këtij vendimi, mund të komunikohen me anë të mjeteve elektronike brenda kuadrit të bashkëpunimit me vendet e BE-së.

 

39.    Certifikata e vlefshme e zënieve paraqitet nga importuesi të paktën tri ditë pune para kohës së parashikuar të mbërritjes tek:

 

a)     autoritetet kompetente të shtetit anëtar, në të cilin produkti synohet të importohet në pikën e hyrjes në territorin e Bashkimit Europian;

b)    Inspektorati i Peshkimit në Shqipëri, pasi janë vulosur nga autoritetet doganore në pikën e hyrjes në territorin e Shqipërisë.

 

Afati kohor prej tri ditësh pune llogaritet duke konsideruar llojin e produktit peshkor, distancën e pikës së hyrjes në territorin e vendeve të Komunitetit Europian ose shqiptar apo mjetet e transportit të përdorura sipas   shtojcës V, bashkëlidhur këtij vendimi. Autoritetet sipas shkronjave “a” dhe “b”, të kësaj pike, kontrollojnë certifikatat e zënieve, në bazë të menaxhimit të riskut për përmbajtjen e tyre dhe në përputhje me kushtet e e përcaktuara në pikat 50 dhe 54, të këtij vendimi.

 

40.    Verifikimet mund të kryhen në mënyrë të veçantë në ekzaminimin e prodhimeve, të të dhënave në deklaratat dhe të vërtetësisë të dokumentacionit, në inspektimin e mjeteve të transportit përfshirë konteinerët, në inspektimin e vendeve të magazinimit sikurse në rastet e hetimeve zyrtare, si dhe në rastet e  inspektimeve të anijeve të peshkimit në port sipas kreut II, bashkëlidhur këtij vendimi.

 

41.    Verifikimi përqendrohet drejt identifikimit të rrezikut në bazë të kritereve të hartuara në nivel kombëtar apo komunitar për menaxhimin e riskut.

 

42.    Autoritetet sipas shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 39, të këtij vendimi, kryejnë verifikimet në rast se:

 

a)       ka dyshime për origjinalitetin e certifikatave të zënies, të vulave ose firmave që u japin vlefshmërinë;

b)       ka informacione që vënë në dyshim ligjshmërinë e anijes së peshkimit në zbatimin e legjislacionit e të masave mbrojtëse e menaxhuese ose në zbatimin e këtij vendimi; 

c)       një anije peshkimi, një ndërmarrje peshkimi ose operatorë të tjerë janë sinjalizuar si për peshkim PPP, përfshirë edhe anijet e sinjalizuara nga një organizatë rajonale e menaxhimit të peshkimit, në kuadër të masave të miratuara nga kjo organizatë për krijimin e listave të anijeve të përfshira në peshkim të paligjshëm, të parregulluar dhe të paraportuar;

                ç) një shtet flamur ose një vend rieksportues është sinjalizuar nga një organizatë rajonale e menaxhimit të peshkimit në kuadrin e masave tregtare të miratuara nga kjo organizatë kundrejt shteteve flamur;

d)     është publikuar një sinjalizim sipas pikës 56, të këtij vendimi.

 

43.    Për të kryer verifikimet, autoritetet kompetente të shtetit anëtar të BE-së dhe Drejtoria e Peshkimit në Shqipëri mund të kërkojnë asistencën e ndërsjellë ose të autoriteteve kompetente të një vendi të tretë, të ndryshëm nga shteti flamur, siç është parashikuar në pikat 33-34, të këtij vendimi. Në këto raste:

 

a)       kërkesa për ndihmë përmban arsyet se përse autoritetet kompetente të shtetit anëtar në fjalë ose Drejtoria e Peshkimit në Shqipëri kanë dyshime të bazuara mbi vlefshmërinë e certifikatës, të deklarimeve që përmban ajo dhe/ose të pajtueshmërisë së produkteve me masat menaxhuese dhe konservuese. Një kopje e certifikatës së zënieve, si dhe çdo informacion apo dokument, në bazë të së cilit sugjerohet se informacioni në certifikatë është i pasaktë, transmetohet në mbështetje të kërkesës për ndihmë;

b)       procedura e verifikimit plotësohet brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për verifikim. Në rast se Drejtoria e Peshkimit në Shqipëri dhe autoritetet kompetente të shtetit anëtar të BE-së në fjalë nuk mund t’u përmbahen afateve dhe pas një kërkese të bërë nga secila palë mund të akordohet një zgjatje e afatit të përgjigjes, por kjo zgjatje nuk mund të jetë më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë të tjera konsekutive.

 

44.    Hedhja e prodhimeve në treg do të pezullohet në pritje të rezultateve, deri në përfundim të procedurave të verifikimit. Kostoja e ruajtjes përballohet nga operatori.

 

45.    Autoritet doganore shqiptare, kur nevojitet, refuzojnë importin në Shqipëri të produkteve të peshkimit pa kërkuar ndonjë të dhënë shtesë. Drejtoria e Peshkimit dërgon një kërkesë për asistencë në shtetin anëtar të BE-së në rastet kur ato janë në dijeni se:

 

a)       importuesi nuk ka qenë në gjendje të paraqesë një certifikatë zënieje për produktet në fjalë apo plotësimin e detyrimeve të parashikuara në pikën 36, të këtij vendimi;

b)       produktet, për të cilat mendohet të importohen, nuk janë të njëjta me ato të përmendura në certifikatën e zënieve;

c)       certifikata e zënieve nuk ka marrë vlefshmërinë nga Inspektorati shqiptar i Peshkimit;

ç) certifikata e zënieve nuk i përmban të gjitha informacionet e kërkuara;

d)       importuesi nuk është në gjendje të provojë se produktet e peshkimit janë në përputhje me kërkesat e pikave 36 dhe 37, të këtij vendimi;

            dh) një anije peshkimi, që përcaktohet  në certifikatën e zënieve si anije e origjinës së zënieve, është e përfshirë në listën komunitare dhe shqiptare të anijeve PPP;

e)       certifikata e zënieve e ka marrë vlefshmërinë nga autoritetet e një shteti flamur, të njohur si një shtet jobashkëpunues.

 

46.    Autoritet doganore shqiptare, kur nevojitet, refuzojnë importin në Shqipëri të produkteve të peshkimit, pasi Drejtoria e Peshkimit ka kërkuar ndihmë në përputhje me pikën 43, të këtij vendimi, në rastet kur ato:

a)       kanë marrë një përgjigje, sipas së cilës eksportuesi nuk kishte autoritetin për të kërkuar marrjen e vlefshmërisë për certifikatën e zënies;

b)       kanë marrë një përgjigje, sipas së cilës produktet nuk janë në përputhje me masat konservuese dhe menaxhuese apo në rast se kushte të tjera që janë paraqitur në këtë kre nuk janë plotësuar;

c)       nuk kanë marrë një përgjigje brenda datës së caktuar;

ç)  kanë marrë një përgjigje, e cila nuk jep shpjegime të sakta në lidhje me pyetjet që janë paraqitur në kërkesë.

 

47.    Në rastet kur importimi i produkteve peshkore refuzohet sipas pikës 45 ose 46, të këtij vendimi, prodhimet peshkore mund të konfiskohen dhe të shkatërrohen, të eliminohen apo të shiten në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.

 

48.    Cilido ka të drejtën për të apeluar kundër vendimeve të marra nga Drejtoria e Peshkimit sipas pikave 45, 46 dhe 47, të këtij vendimi, që kanë lidhje me të. E drejta e ankimimit ushtrohet duke u bazuar në dispozitat e                    ligjit nr.64/2012, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”.

 

49.    Autoritetet kompetente sipas pikave 46-47 njoftojnë njëra - tjetrën  dhe, aty ku është e nevojshme, për refuzimet e importimit.

 

50.    Me qëllim pranimin e certifikatave shqiptare të zënies nga një vend i Bashkimit Europian, ministria dërgon në Komisionin Europian njoftim në të cilin vërteton që:

 

a)       ka një sistem kombëtar që garanton zbatimin, kontrollin dhe forcimin e ligjit, rregulloreve dhe të masave menaxhuese që duhet të zbatojnë anijet shqiptare të peshkimit;

b)       Inspektorati i Peshkimit është në gjendje të certifikojë vërtetësinë e informacionit të certifikatave të zënieve dhe që drejtoria është në gjendje të verifikojë këto certifikata në rast kërkese nga vendet anëtare të BE-së. Në këtë njoftim përcaktohen, gjithashtu, autoritetet e ngarkuara për këtë qëllim.

 

51.    Informacioni për Komisionin Europian dërgohet në përputhje me kërkesat e shtojcës V, bashkëlidhur këtij vendimi.

 

52.    Nëse është e nevojshme, Shqipëria bashkëpunon në aspektin administrativ me Komisionin Europian me qëllim zbatimin e skemës së certifikimit të zënieve, duke përfshirë edhe mjetet elektronike për plotësimin, konvalidimin dhe paraqitjen e certifikatave të zënies sipas pikave 36-37, të këtij vendimi.

 

       Ky bashkëpunim ka për qëllim që:

 

a)       të garantojë që prodhimet e peshkimit të eksportuara nga Shqipëria në Bashkimin Europian të kryhen duke respektuar ligjet, rregulloret dhe masat mbrojtëse e menaxhuese në fuqi;

b)       të lehtësojë autoritetet shqiptare në kryerjen e detyrave në lidhje me formalitetet e hyrjes në porte të anijeve të peshkimit, të importit të prodhimeve peshkore dhe të detyrimit të verifikimit të certifikatave të zënieve, të parashikuara në këtë vendim;

c)       të kontrollojë në vend nga ana e organizmave të kontrollit të Komisionit Europian me qëllim verifikimin dhe zbatimin efektiv të këtij bashkëpunimi.

 

53.                  Shqipëria pranon certifikatat e zënies së një vendi të Bashkimit Europian ose të ndryshëm nga Bashkimi Europian, të cilat kanë dhënë njoftim në Komisionin Europian në përputhje me kërkesat e pikave 29 dhe 51, të këtij vendimi.

 

54.    Drejtoria mban një regjistër të vendeve dhe të autoriteteve të tyre kompetente që kanë njoftuar sipas pikës 51, të këtij vendimi. Ky regjistër publikohet në faqen në internet dhe përditësohet në vazhdimësi.

 

55.    Drejtoria ruan certifikatat origjinale të zënieve, të paraqitura gjatë importimit të prodhimeve peshkore, të certifikatave të eksportit e të certifikatave të rieksportit për një periudhë trevjeçare.

 

IV. SISTEMI I ALARMIT

 

56.    Nëse nga informacionet e mbledhura sipas këtij vendimi ka dyshime të bazuara në lidhje me përputhshmërinë e anijeve ose të prodhimeve peshkore të disa shteteve me legjislacionin dhe rregulloret ndërkombëtare të menaxhimit e mbrojtjes së burimeve peshkore, ministria publikon në faqen e saj në internet një njoftim alarmi, duke njoftuar operatorët shqiptarë për këtë alarm.

 

57.    Në rastin e alarmit, sipas pikës 56, të këtij vendimi, drejtoria, bazuar në menaxhimin e riskut,:

 

 

a)     identifikon dërgesat e prodhimeve të peshkimit të importuara, për të cilat është vendosur alarmi, si dhe kryen verifikimin e certifikatave të zënieve si dhe  të dokumentacionit të përcaktuar në pikat  36-37, të këtij vendimi, sipas procedurave të referuara në pikat 42-43, të këtij vendimi;

b)    merr masat e nevojshme për të siguruar që në të ardhmen dërgesat e prodhimeve peshkore të importuara të përfshira nga ky alarm, t’i nënshtrohen verifikimit të certifikatave të zënieve dhe, nëse është e nevojshme, të dokumentacionit të kërkuar nga pikat 36-37, sipas procedurës së pikave 42-43, të këtij vendimi;

c)     identifikon dërgesat e mëparshme të prodhimeve peshkore, të përfshira nga ky alarm, dhe kryen verifikimet e nevojshme, përfshirë verifikimin e certifikatave të zënieve të paraqitura më parë;

ç) kontrollon anijet e peshkimit që përfshihen nga ky alarm, duke kryer verifikime, hetime ose inspektime në det ose në vendet e tjera të zbarkimit, në zbatim të legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

58.    Në rast se në bazë të verifikimeve sipas pikës 57, të këtij vendimi, rezulton se dyshimet nuk qëndrojnë më, ministria merr menjëherë masa:

 

a)       duke publikuar në faqen në internet njoftimin që anulon njoftimin e alarmit të mëparshëm;

b)        për të informuar shtetin flamur.

 

59.    Në rast se në bazë të verifikimeve të kryera sipas pikës 57, të këtij vendimi, rezulton se dyshimet qëndrojnë, ministria merr menjëherë masa:

 

a)     duke publikuar në faqen në internet njoftimin që përditëson njoftimin e alarmit të mëparshëm;

b)    për të informuar shtetin flamur;

c)     për të paraqitur, në rast se është e nevojshme, këtë fakt në organizatën rajonale të menaxhimit të peshkimit, masat menaxhuese dhe mbrojtëse të së cilës mund të jenë shkelur.

 

60.    Në rast se në bazë të verifikimeve sipas pikës 57, të këtij vendimi, rezulton se janë shkelur ligjet dhe rregullat ndërkombëtare, ministria merr menjëherë masa:

 

a)     duke publikuar në faqen në internet njoftimin që përditëson njoftimin e alarmit të mëparshëm;

b)    për të informuar shtetin flamur;

c)      për të paraqitur, në rast se është e nevojshme, këtë fakt në organizatën rajonale të menaxhimit të peshkimit, masat menaxhuese dhe mbrojtëse të së cilës mund të jenë shkelur.

 

V.  IDENTIFIKIMI I ANIJEVE TË PESHKIMIT TË PËRFSHIRA NË PESHKIMIN PPP

 

61.    Ministria grumbullon dhe përpunon të gjithë informacionin sipas kërkesave të këtij vendimi, si dhe informacione të tjera si:

 

a)     të dhënat nga zëniet;

b)    informacione në lidhje me shkëmbimet tregtare nga doganat ose INSTAT-i;

c)     regjistrat ose bazën e të dhënave mbi anijet;

ç)  programet e dokumentimit të zënieve ose të dhënat statistikore të organizatave rajonale të menaxhimit të peshkimit;

d)    raportet për vëzhgimet ose aktivitete të tjera të anijeve të peshkimit, të dyshuara për aktivitet PPP, ose të listave të anijeve të dërguara ose të miratuara nga organizatat rajonale të menaxhimit të peshkimit;

dh) raporte sipas vendimit të Këshilit të Ministrave, “Për përcaktimin e një regjimi kontrolli për të garantuar respektimin e rregullave të politikave menaxhuese në peshkim”;

e)  çfarëdolloj informacioni tjetër të rëndësishëm të ardhur nga portet ose zonat e peshkimit.

 

62.    Drejtoria mban një dosje të veçantë për çdo anije peshkimi të dyshuar në peshkimin PPP dhe e përditëson atë sa herë ka informacione të reja.

 

63.    Në bazë të informacioneve të përcaktuara në pikën 61, të këtij vendimi, drejtoria  identifikon anijet e peshkimit, për të cilat supozohet të jenë të përfshira në peshkimin PPP dhe që justifikon fillimin e një hetimi në bashkëpunim me shtetin flamur të anijes së peshkimit.

 

64.    Ministria i dërgon shteteve flamur, anijet e peshkimit të të cilave janë identifikuar si të përfshira në peshkimin PPP, një kërkesë zyrtare për hetim. Kërkesa përmban:

 

a)     të gjitha informacionet e grumbulluara për përfshirjen në peshkimin PPP të anijes në fjalë;

b)    kërkesën drejtuar shtetit flamur për të filluar hetimin mbi rastin dhe për t’i komunikuar më pas ministrisë rezultatet e arritura;

c)     kërkesën drejtuar shtetit flamur  për të marrë të gjitha masat sipas legjislacionit, në rast se dyshimet për anijen rezultojnë të vërteta dhe për t’i komunikuar ministrisë masat e marra;

ç) kërkesën drejtuar shtetit flamur për të njoftuar pronarin ose përdoruesin e anijes së peshkimit në fjalë për arsyet dhe pasojat e përfshirjes së anijes në listën anijeve PPP;

d)    kërkesën drejtuar shtetit flamur për të dërguar të dhënat në lidhje me pronarin dhe eventualisht përdoruesin, si dhe për të informuar ata që kanë të drejtën e ankimimit ndaj vendimit sipas procedurave përkatëse.

 

65.    Drejtoria krijon listën e anijeve të peshkimit PPP. Në këtë listë përfshihen anijet, për të cilat informacioni i marrë sipas këtij vendimi si dhe pas veprimeve të kryera sipas pikave 61-64, të këtij vendimi, mundëson që të gjykohet për pjesëmarrjen në peshkimin PPP të kësaj anijeje.

 

66.    Përpara regjistrimit të një anijeje në listën PPP, ministria i dërgon pronarit ose përdoruesit të anijes në fjalë motivet e hollësishme, për të cilat anija do të regjistrohet në këtë listë, duke përshkruar të gjitha elementet që çojnë në dyshimin se kjo anije është e përfshirë në peshkim PPP. Ky relacion shpjegon edhe të drejtën e kërkesës ose dërgimit të informacioneve të tjera shtesë, si dhe i jep mundësinë pronarit ose përdoruesit që të dëgjohet dhe të mbrojë të drejtat e tij duke parashikuar edhe kohën e nevojshme për këtë qëllim.

 

67.    Në rastin kur ministria vendos të regjistrojë anijen në listën PPP, ky vendim i dërgohet pronarit ose përdoruesit të anijes së peshkimit, së bashku me motivacionin.

 

68.    Masat e marra sipas pikave 66 dhe 67, të këtij vendimi, nuk lidhen me masat e marra nga shteti flamur kundrejt anijes së peshkimit dhe zbatohen vetëm në rast se janë qartësisht të nevojshme për të identifikuar pronarin ose përdoruesin e anijes së peshkimit. Ministria, gjithashtu, njofton shtetin flamur për vendimin e saj së bashku me motivacionin përkatës.

 

69.    Ministria u kërkon vendeve flamur që kanë anije të regjistruara në listën PPP që:

 

a)     të njoftojnë pronarët e anijeve për regjistrimin e anijeve të tyre në listën PPP, arsyet që justifikojnë këtë regjistrim si dhe pasojat;

b)    të marrin të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar peshkimin PPP, përfshirë këtu, nëse është e nevojshme, anulimin e lejes ose licencës të anijeve në fjalë, si dhe të njoftojnë edhe ministrinë për masat e marra.

 

70.    Ministria heq nga lista PPP anijet e peshkimit, për të cilat shteti flamur vërteton që:

 

a)     nuk kanë kryer peshkimin PPP që ka çuar në regjistrimin e tyre ne listë; 

b)    janë marrë masat e nevojshme dhe janë vendosur dënimet proporcionale, shkurajuese dhe efektive për të luftuar peshkimin PPP në fjalë.

 

71.    Pronari ose përdoruesi i një anijeje peshkimi të regjistruar në listën PPP mund të paraqesë kërkesë për rishikimin e statusit të anijes së peshkimit në rast se shteti flamur nuk vepron sipas pikës 70, të këtij vendimi.

 

72.    Ministria vlerëson mundësinë e heqjes nga lista të anijes vetëm në rast se:

 

a)     pronari ose përdoruesi paraqet prova se nuk kryen më peshkim PPP;

b)    anija e peshkimit është mbytur ose është shitur për skrap.

 

73.    Në të gjitha rastet e tjera, ministria vlerëson mundësinë për të hequr anijen e peshkimit nga lista PPP, vetëm në rast se plotësohen kushtet e mëposhtme:

 

a)     Kanë kaluar së paku dy vjet nga regjistrimi dhe ministria nuk ka marrë njoftime për peshkimin PPP për anijen në fjalë sikurse parashikohet në pikën 68, të këtij vendimi;

b)    Pronari jep informacione për aktivitetin aktual të anijes, të cilat vërtetojnë se kjo anije kryen aktivitet në përputhje me të gjitha rregullat dhe/ose masat menaxhuese në fuqi; 

c)     Anija në fjalë ose pronari i saj apo përdoruesi i saj nuk kanë asnjë kontakt, peshkimi ose financiar, të drejtpërdrejtë ose jo, me ndonjë anije, për të cilën dyshohet ose konfirmohet që merr pjesë në peshkim PPP.

 

74.    Regjistri i anijeve PPP përmban:

 

a)     emrin dhe eventualisht emrat e mëparshëm;

b)    flamurin dhe eventualisht flamurët e mëparshëm;

c)     pronarin dhe/ose nëse duhet pronarët e mëparshëm, duke përfshirë pronarët e vërtetë;

ç) përdoruesin dhe, nëse është e nevojshme, përdoruesit e mëparshëm;

d) emrin e thirrjes dhe eventualisht sinjalin e thirrjes aktuale ose të mëparshme;

            dh) numrin IMO (nëse ka);

e)     fotografi, nëse ka;

              ë)  datën e regjistrimit të parë të anijes;

f)   përshkrimin e aktiviteteve që justifikojnë regjistrimin e anijes në regjistër, të shoqëruar me dokumentacionin përkatës që vërteton këtë aktivitet.

 

75.    Ministria publikon listën e anijeve PPP në faqen në internet, duke e përditësuar informacionin çdo tre muaj. Lista mundëson një sistem njoftimi automatik për organizatat rajonale të menaxhimit të peshkimit, FAO–n, si dhe për anëtarë të shoqërisë civile që bëjnë kërkesë.

 

76.    Përveç anijeve të parashikuara në pikën 65, të këtij vendimi, në listën shqiptare regjistrohen anijet e përcaktuara në listat e organizatave rajonale të menaxhimit të peshkimit dhe të Komisionit Europian. Fshirja nga kjo listë rregullohet nga vendimet e këtyre organizatave rajonale të menaxhimit të peshkimit dhe KE-ja.

 

VII. VENDET JOBASHKËPUNUESE

 

77.    Identifikimi i vendeve jobashkëpunuese bazohet nga ekzaminimi i të gjithë informacionit të mbledhur sipas këtij vendimi ose çfarëdolloj informacioni tjetër i rëndësishëm, si të dhënat mbi zëniet, informacionet për shkëmbimet tregtare kombëtare dhe nga burime të tjera të besueshme, regjistra dhe banka të dhënash të anijeve, programeve të dokumentimit të zënieve dhe të listës së anijeve PPP të organizatave rajonale të menaxhimit të peshkimit dhe të çfarëdolloj informacioni që vjen nga portet dhe zonat e peshkimit.

 

78.    Mund të klasifikohen si vende jobashkëpunuese ato vende që nuk plotësojnë detyrimet e së drejtës ndërkombëtare, si shtete flamur, shtete bregdetare ose tregtare dhe që nuk kanë marrë masat e nevojshme me qëllim parandalimin, shkurajimin dhe ndalimin e peshkimit PPP.

 

79.    Në zbatim të pikës 78, të këtij vendimi, vlerësimi bazohet mbi masat e marra nga vendet e tjera në lidhje me:

 

a)     peshkimin PPP të dokumentuar, të kryer nga anijet e peshkimit me flamurin e saj, nga qytetarët e saj, ose nga anijet e peshkimit që zhvillojnë aktivitet në ujërat e tyre ose që përdorin portet e tyre;

b)    pranimin në tregjet e tyre të prodhimeve që vijnë nga peshkimi PPP.

c)     ratifikimin nga ky vend i legjislacionit ndërkombëtar në fushën e peshkimit dhe, në mënyrë të veçantë, të ligjit të Detit të Kombeve të Bashkuara, të marrëveshjes së OKB-së për popullatat peshkore dhe të respektimit të detyrimeve të FAO-s;

               ç)   të qenit palë në organizatat rajonale të menaxhimit të peshkimit ose zotimit për të zbatuar masat mbrojtëse e menaxhuese të miratuara prej tyre;

d)    Çfarëdolloj veprimi ose mospërmbushjeje që ky vend mund të ketë kryer dhe që sjell pasoja në efikasitetin e ligjeve, rregulloreve dhe masave ndërkombëtare të mbrojtjes dhe menaxhimit.

 

80.    Ministria u dërgon menjëherë vendeve në fjalë një njoftim për mundësinë e identifikimit si vende jobashkëpunuese në bazë të kritereve të pikës 81, të këtij vendimi. Në njoftim përfshihet informacioni i mëposhtëm:

 

a)     Arsyeja ose arsyet e identifikimit, së bashku me të gjitha elementet provuese;

b)    Mundësia e përgjigjes me shkrim në lidhje me vendimin e identifikimit si vend jobashkëpunues dhe e dërgimit të informacionit të nevojshëm si prova që mund të kundërshtojnë identifikimin ose, nëse është rasti, një plan veprimi për të përmirësuar situatën, si dhe masat korrektuese të marra;

c)     E drejta për të kërkuar informacione shtesë;

ç) Pasojat që rrjedhin nga identifikimi si vend jobashkëpunues, të parashikuara në pikën 86, të këtij vendimi.

 

81.    Ministria dërgon njoftimin duke përdorur mjete të ndryshme komunikimi, si dhe duke u siguruar që të marrë konfirmim për këtë njoftim. Në njoftim lihet koha e nevojshme për përgjigje dhe marrjen e masave përmirësuese.

 

82.    Ministria njofton pa vonesë vendin në fjalë për vendimin e saj, për identifikimin si vend jobashkëpunues dhe penalitetet që zbatohen sipas pikës 86, të këtij vendimi, si dhe i bën ftesë që të përmirësojë situatën dhe të garantojë respektimin e masave mbrojtëse e menaxhuese nga anijet e tij.

 

83.    Ministria heq nga lista e vendeve jobashkëpunuese vendin, i cili demonstron që ka përmirësuar situatën e cila ishte shkak për regjistrimin e tij si vend jobashkëpunues. Vendimi për heqjen nga lista merret edhe në rastet kur vendi në fjalë demonstron se ka marrë masa konkrete që sigurojnë një përmirësim afatgjatë të situatës.

 

84.    Ministria publikon listën e vendeve jobashkëpunuese në faqen e saj në internet, si dhe merr të gjitha masat për bërjen publike të saj. Ministria përditëson në mënyrë periodike listën, si dhe parashikon një sistem automatik njoftimi për organizatat rajonale të menaxhimit të peshkimit, FAO-n si dhe për anëtarët e shoqërisë civile që bëjnë kërkesë.

 

85.    Ndaj anijeve të peshkimit që bëjnë pjesë në listën PPP zbatohen masat e mëposhtme:

 

a)     Në asnjë rast, anijet me flamur shqiptar nuk u japin asistencë anijeve PPP, nuk kryejnë veprimtari të përpunimit të peshkut, transbordimit ose të veprimtarive të përbashkëta peshkimi me këto anije;

b)    Me përjashtim të rasteve të forcës madhore ose në rast vështirësie, anijet e peshkimit PPP nuk mund të përdorin portet shqiptare të peshkimit. Hyrja në këto porte mund të lejohet vetëm me kushtin që të konfiskohen zëniet në bord dhe, nëse është rasti, edhe mjetet e ndaluara të peshkimit, në përputhje me masat menaxhuese dhe mbrojtëse të miratuara nga organizatat rajonale të menaxhimit të peshkimit. Mund të sekuestrohen zëniet në bordin e anijeve të peshkimit PPP, si dhe mjetet e ndaluara të peshkimit edhe në rastet kur anijet përdorin portet shqiptare për arsye të forcës madhore ose në rast vështirësie;

c)     Me përjashtim të rasteve të forcës madhore ose në rast vështirësie, anijet e peshkimit PPP nuk mund të furnizohen në portet shqiptare ose t’u ofrohen shërbime;

ç) Me përjashtim të rasteve të forcës madhore ose në rast vështirësie anijet e peshkimit PPP nuk mund të ndryshojnë ekuipazh në portet shqiptare;

d)    Anijet e peshkimit PPP  nuk mund të marrin flamur shqiptar;

   dh) Ndalohet importi i prodhimeve peshkore të zëna nga anijet PPP. Certifikatat e zënieve që shoqërojnë këto prodhime nuk mund të pranohen ose të marrin vlefshmëri;

e)  Ndalohet eksporti ose rieksporti, për qëllime përpunimi i prodhimeve peshkore që vijnë nga anijet PPP;

                ë) Anijet e peshkimit PPP, pa ekuipazh, mund të pranohen në portet shqiptare vetëm kur janë të destinuara për skrap, por edhe në këtë rast kur nuk kanë procese gjyqësore ose gjoba ndaj anijeve në fjalë, ose personave, fizikë e juridikë, përfaqësues të saj.

 

86.    Ndaj vendeve jobashkëpunuese, që bëjnë pjesë në listën PPP, zbatohen masat e mëposhtme:

a)     Ndalohet importi në Shqipëri i prodhimeve peshkore të anijeve që mbajnë flamurin e tyre. Certifikatat e zënieve, që shoqërojnë këto prodhime, nuk mund të pranohen ose të marrin vlefshmëri. Në rast se identifikimi si vend jobashkëpunues ka ardhur si rezultat i peshkimit PPP të kryer në vetëm një popullatë të caktuar, ndalimi i peshkimit mund të zbatohet vetëm për atë lloj ose popullatë;

b)    U ndalohet operatorëve shqiptarë të blejnë anije peshkimi me flamur të këtij vendi;

c)     U ndalohet anijeve me flamur shqiptar të shiten në këtë vend;

              ç) Anijeve shqiptare të peshkimit u ndalohet të nënshkruajnë marrëveshje me këto vende;

d)    Ndalohet të nënshkruhen marrëveshje tregtare midis subjekteve shqiptare dhe atyre të këtij vendi;

            dh) Ndalohen aktivitetet e përbashkëta të peshkimit midis anijeve shqiptare dhe anijeve që mbajnë flamurin e këtij vendi;

e)     Ministria kërkon prishjen e marrëveshjeve tregtare në sektorin e peshkimit të bëra me vendet në fjalë me arsyen e moszbatimit të  detyrimeve të marra për luftën ndaj peshkimit PPP.

 

87.    Qytetarëve shqiptarë u ndalohet të ndihmojnë, të zhvillojnë peshkimin PPP, qoftë si peshkatarë të thjeshtë, ashtu edhe si pronarë ose përdorues të anijeve të peshkimit të regjistruara në listën e anijeve PPP.

 

VII.  MASAT E MENJEHERËSHME TË ZBATIMIT

 

88.    Dispozitat e këtij kreu zbatohen për shkeljet e rënda sipas përcaktimeve të nenit 117, të ligjit nr.64/2012, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”.

 

89.    Nëse një person fizik dyshohet të ketë kryer ose është kapur në flagrancë duke kryer një shkelje të rëndë apo kur një person juridik dyshohet të jetë përgjegjës i një shkeljeje të rëndë, ministria fillon një hetim të thelluar dhe në varësi të shkallës së dëmit të shkaktuar. Përveç sa parashikohet në nenet 128 dhe 129, të ligjit nr.64/2012, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”,  ministria merr masat e menjëhershme të zbatimit, si më poshtë vijon:

 

a)     Ndalimin e menjëhershëm të aktivitetit të peshkimit të anijes;

b)    Kthimin në port të anijes së peshkimit;

c)     Dërgimin e mjetit të transportit në një vend tjetër për inspektim;

              ç)   Detyrimin e subjektit për depozitimin e një garancie financiare;

 

VIII. ZBATIMI I DISPOZITAVE NË KUADËR TË ORGANIZATAVE RAJONALE TË MENAXHIMIT TË PESHKIMIT NË LIDHJE ME VËZHGIMIN E ANIJEVE TË PESHKIMIT

 

90.    Dispozitat e këtij kreu zbatohen për aktivitetet e peshkimit, subjekt i vëzhgimit në det, të miratuara në kuadër të organizatave rajonale të menaxhimit të peshkimit dhe që janë detyruese për Republikën e Shqipërisë.

 

91.    Në rast se vëzhgojnë një anije peshkimi, që është duke zhvilluar aktivitet peshkimi PPP, QNOD-ja dhe inspektorët e peshkimit plotësojnë pa vonesë një raport vëzhgimi. Ky raport dhe hetimi i kryer nga ministria shërbejnë si elemente të provës për sistemet e identifikimit në zbatim të këtij vendimi.

 

92.    Në rast se një anije peshkimi shqiptare vëzhgon një anije tjetër me flamur shqiptar ose të huaj duke kryer aktivitet peshkimi PPP mund të marrë sa më shumë informacione të mundshme dhe kryesisht informacionet e mëposhtme:

 

a)     Emrin dhe një përshkrim të anijes së peshkimit;

b)    Sinjalin e thirrjes së anijes së peshkimit;

c)     Numrin e regjistrimit dhe, nëse mundet, numrin IMO/Lloyd;

              ç)  Të dhëna për flamurin e anijes së peshkimit;

d)    Të dhëna për koordinatat gjeografike (gjatësi, gjerësi) të anijes së peshkimit në momentin e vëzhgimit të parë;

            dh)  Datën/orën e vëzhgimit të parë;

e)     Një ose disa foto të anijes së peshkimit, si provë e vëzhgimit;

              ë) Informacione të tjera të rëndësishme në lidhje me aktivitetin e paligjshëm të anijes së peshkimit në fjalë.

 

93.    Raportet e vëzhgimit dërgohen pa vonesë tek Inspektorati i Peshkimit në Drejtorinë e Peshkimit. Drejtoria e Peshkimit i dërgon raportin e vëzhgimit shtetit, flamurin e të cilit anija mban, ose sekretarit ekzekutiv të organizatës rajonale të menaxhimit të peshkimit, me qëllim që të ndiqet në përputhje me masat e miratuara nga këto organizata.

 

94.    Në rast se ministria merr një raport vëzhgimi për aktivitetin e një anijeje peshkimi me flamur shqiptar nga një shtet që është palë kontraktuese e një organizate rajonale të menaxhimit të peshkimit, ajo ia transmeton pa vonesë sekretarit ekzekutiv të organizatës rajonale përgjegjëse për menaxhimin e peshkimit me qëllim që të ndiqet, nëse shihet e arsyeshme, në përputhje  me masat e marra nga kjo organizatë.

 

95.    Ministria shqyrton, gjithashtu, informacionet e dokumentuara për anijet e peshkimit, që janë objekt vëzhgimi, të dërguara nga qytetarët, nga organizatat e shoqërisë civile, përfshirë ato që veprojnë në fushën e mjedisit, si dhe nga përfaqësues të grupeve të interesit në sektorin e peshkimit apo të tregtisë së prodhimeve të peshkimit.

 

96.    Formati për dërgimin e të dhënave për anijet e vëzhguara, si dhe mënyra e plotësimit të tij ndodhen në shtojcat VIII/A dhe VIII/B, bashkëlidhur këtij vendimi.

 

IX. DISPOZITA KALIMTARE

 

97.    Detyrimi i certifikatave të zënieve për prodhimet e importit lind nga data 1 janar 2013.

 

98.    Me miratimin e këtij vendimi, Drejtoria e Peshkimit njofton Komisionin Europian për miratimin e tij, si dhe detyrimin e paraqitjes së certifikatave të zënieve edhe për prodhimet peshkore të vendeve të BE-së.

 

99.    Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave hartojnë një marrëveshje bashkëpunimi për modalitetet e zbatimit të pikave 36, 37, 39, 42, 45 dhe 46, të këtij vendimi.

 

100.    Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e këtij vendimi.

 

       Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

 

***

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE PËR GRUMBULLIMIN, MENAXHIMIN E PËRDORIMIN E TË DHËNAVE NË SEKTORIN E PESHKIMIT DHE MBËSHTETJEN PËR KËSHILLIMIN SHKENCOR PËR STRATEGJINË KOMBËTARE TË PESHKIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 93, pikat 4 e 5, e 135, pika 1, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I

KREU I

TË PËRGJITHSHME

1.         Ky vendim ka për qëllim përcaktimin e rregullave kuadër për:

a) mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave biologjike, teknike, mjedisore dhe social - ekonomike, në kuadër të programit shumëvjeçar, lidhur me sektorin e peshkimit, të krijuar sipas paragrafit 1, të nenit 93, të                        ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”;

b)         përdorimin e të dhënave lidhur me sektorin e peshkimit në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Peshkimit (SKP), për qëllime të analizave shkencore;

c)         përmirësimin e këshillimit shkencor, i nevojshëm për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Peshkimit (SKP).

2.         Programi kombëtar hartohet për një periudhë trevjeçare.

3.         Programi i parë kombëtar përfshin aktivitetet për vitet 2013 dhe 2015.

4.         Përmbajtja e programit të kampionimit shumëvjeçar është parashikuar në shtojcën A bashkëlidhur këtij vendimi.

5.         Në programet e kampionimit shumëvjeçar përfshihen në veçanti:

a)  plani i kampionimit për të dhënat biologjike, në bazë të kampionimit të kryer mbi flotën e peshkimit, duke përfshirë, kur është e nevojshme, edhe peshkimin çlodhës e argëtues;

b)         plani i kampionimit të të dhënave në lidhje me ekosistemet, që lejon vlerësimin e impaktit të sektorit të peshkimit në ekosistemet detare dhe që shërben për monitorimin e gjendjes së ekosistemeve detare e ujore;

c)         plani i kampionimit të të dhënave socio - ekonomike, që mundëson vlerësimin e situatës ekonomike të sektorit të peshkimit, analizën e rezultateve të tij në kohë dhe kryerjen e një analize të impaktit të masave që janë marrë ose që propozohen për zbatim.

6.         Protokollet dhe metodologjia e përdorur për përcaktimin e programit të  kampionimit kombëtar janë:

 a)        të qëndrueshme në kohë;

b)         të ndara sipas zonave;

c)         në përputhje me standardet cilësore të krijuara nga organizatat menaxhuese rajonale, në të cilat Shqipëria është palë kontraktore ose vëzhguese, dhe nga institucionet kompetente shkencore ndërkombëtare;

ç)  të hollësishme.

 

KREU II

AUTORITETET PËRGJEGJËSE

1.         Ministria bashkërendon punën për programin kombëtar me shtetet e tjera të Adriatikut ose me shtetet ndërkufitare tokësore.

2.         Ministria organizon takime rajonale koordinimi, me qëllim zbatimin e programeve të mbledhjes, menaxhimit dhe përdorimit të të dhënave në të njëjtin rajon.

3.         Komiteti për Koordinimin e Kërkimit Shkencor, Teknik dhe Ekonomik (KKKSHTE), referuar nenit 22, të ligjit nr.64/2012,“Për peshkimin”, vlerëson:

a)         përputhjen e programit kombëtar me dispozitat e nenit 93, të              ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”;

b)         rëndësinë e të dhënave shkencore të përfshira në programin kombëtar, në përputhje me pikën 1, të kreut I, të këtij vendimi. 

4.         KKKSHTE-ja vlerëson zbatimin e programeve kombëtare dhe cilësinë e të dhënave të mbledhura.

5.         Kur KKKSHTE-ja vlerëson se programi kombëtar nuk përputhet me nenin 93, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, ose kur çmon se programi kombëtar nuk garanton interesin shkencor të të dhënave ose cilësinë e metodave dhe procedurave të propozuara, propozon ndryshimet që i duhen bërë programit. Drejtoria paraqet një program kombëtar të rishikuar.

6.         Ministria vlerëson zbatimin e programeve kombëtare në bazë të:

a)         vlerësimit të KKSHTE-së;

b)         konsultimeve me organizatat rajonale të menaxhimit të peshkimit ku Shqipëria është palë.

 

KREU III

KËRKESAT PËR PROCESIN E GRUMBULLIMIT TË TË DHËNAVE

1.         Saktësia e të dhënave të mbledhura vlerësohet në mënyrë sistematike sa herë që konsiderohet e nevojshme.

2.         Ministria merr masa për të siguruar që personat e caktuar për marrjen e mostrave të kryejnë funksionet e tyre duke pasur akses në:

a)         të gjitha pikat e zbarkimit, duke përfshirë, kur është e nevojshme, të gjitha transbordimet dhe transferimet në qendrat e akuakulturës;

b)         të gjithë regjistrat detarë dhe tregtarë të mbajtur nga entet publike në lidhje me të dhënat ekonomike;

c)         të dhënat ekonomike të bizneseve të lidhura me peshkimin.

3.         Ministria, me qëllim mbledhjen e të dhënave në kuadër të programit kombëtar, harton dhe zbaton kontrollin në det dhe në ujërat e brendshme të peshkimit tregtar dhe atij çlodhës e argëtues.

4.         Kapitenët e anijeve të peshkimit pranojnë në bord personat përgjegjës për kampionimet dhe që veprojnë në kuadër të kontrollit në det ose në ujërat e brendshme, të emëruar nga entet përkatëse dhe të ngarkuar për zbatimin e programit kombëtar. Kapitenët e anijeve bashkëpunojnë me personat përgjegjës për kampionimet me qëllim që këta të fundit të mund të kryejnë detyrat e tyre gjatë kohës së qëndrimit në bord.

5.         Kapitenët e anijeve të peshkimit mund të refuzojnë të pranojnë në bord personat përgjegjës për kampionimet dhe që veprojnë në kuadër të kontrollit në det ose në ujërat e brendshme vetëm në rastet:

a)         kur mungon hapësira akomoduese në anije; ose

b)         që lidhen me sigurinë në bord, sikurse parashikohet në legjislacionin përkatës kombëtar.

 

          Në këto raste, të dhënat mblidhen nëpërmjet një programi të vetëkampionimit, të kryer nga ekuipazhi i anijes së peshkimit dhe të hartuar e të kontrolluar nga entet e caktuara sipas pikave 3-5, të kreut VII, të këtij vendimi, për zbatimin e programit kombëtar.

6.         Ministria mbështet studimet kërkimore në det dhe në ujërat e brendshme për të vlerësuar indekset e abondancës dhe shpërndarjen e popullatave të peshqve, pavarësisht nga të dhënat që vijnë nga peshkimi tregtar, si dhe për të vlerësuar impaktin e aktivitetit të peshkimit në mjedis.

 

KREU IV

MENAXHIMI I TË DHËNAVE

 

1.         Ministria, në funksion të menaxhimit të të dhënave, ushtron kompetencat, si më poshtë vijon:

 

a) Siguron që të dhënat parësore të mbledhura në kuadër të  programit kombëtar të mbahen në mënyrë të sigurt në një bazë të dhënash të kompjuterizuar dhe merr gjithashtu të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që trajtimi i tyre të jetë konfidencial;

b) Siguron që të dhënat e hollësishme të lidhura me të dhënat parësore social - ekonomike, të mbledhura në kuadër të programit kombëtar, të mbahen në mënyrë të sigurt në një bazë të dhënash të kompjuterizuar;

c) Merr të gjitha masat teknike, të nevojshme për të mbrojtur këto të dhëna ndaj çdo aksidenti ose shkatërrimi, humbjeje aksidentale, përkeqësimi, konsulence apo shpërndarjeje të paautorizuar.

 

2.         Drejtoria, referuar në nenin 94, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, është përgjegjëse për cilësinë dhe tërësinë e të dhënave parësore të mbledhura në kuadër të programit kombëtar, sikurse edhe për të dhënat e hollësishme dhe parësore të cilat u transmetohen përdoruesve finalë.

 

3.         Drejtoria sigurohet që:

 

a) të dhënat parësore të mbledhura sipas programit kombëtar të jenë kontrolluar sipas procedurave të caktuara të kontrollit të cilësisë së tyre;      

     b) të dhënat e hollësishme dhe të përgjithshme, që rrjedhin nga të dhënat parësore të mbledhura në kuadër të programit kombëtar, të jenë njëvleftësuar përpara transmetimit të tyre te përdoruesit finalë;

     c) procedurat e garantimit të cilësisë, që zbatohen te të dhënat e hollësishme dhe të përgjithshme, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të kësaj pike, të jenë kryer në përputhje me procedurat e miratuara nga organizmat shkencorë ndërkombëtarë, organizatat e menaxhimit të peshkimit rajonal dhe  KKKSHTE-ja.

 

KREU V

PËRDORIMI  I TË DHËNAVE TË MBLEDHURA NË KUADËR                        TË SKP-SË

 

1.         Dispozitat e këtij kreu zbatohen për të dhënat e mbledhura në kuadër të përcaktimeve :

 

a)         të kapitullit XII, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”;

b)         të këtij vendimi për:

 

          i. të dhënat për aktivitetin e anijeve të peshkimit, të mbledhura në kuadër të informacioneve të grumbulluara nga sistemi i kontrollit satelitor i anijeve të peshkimit ose nga sisteme të tjera kontrolli;

         ii. të dhënat që lejojnë një vlerësim të besueshëm të volumit total të zënieve për popullata të peshqve nga lloje të ndryshme të peshkimit për lloje të ndryshme anijesh, për zona gjeografike dhe periudha kohore, duke përfshirë këtu edhe hedhurinat e peshkimin çlodhës-argëtues, kur është e nevojshme;

        iii. të gjitha të dhënat biologjike të mbledhura për të vlerësuar gjendjen e popullatave të shfrytëzuara;

        iv. të dhënat për ekosistemet, të nevojshme për të vlerësuar ndikimin e aktivitetit të peshkimit mbi ekosistemet ujore;

         v.  të dhënat social - ekonomike të sektorit të peshkimit.

 

2.         Drejtoria eviton duplikimet në grumbullimin e të dhënave në zbatim të pikës 2, të kreut IV, të këtij vendimi.

 

3.         Drejtoria merr masat që të dhënat primare të kërkimit shkencor në det dhe në ujërat e brendshme të dërgohen në organizmat shkencorë ndërkombëtarë dhe në entet shkencore të organizatave rajonale të menaxhimit të peshkimit, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të miratuara.

 

4.         Drejtoria përpunon të dhënat parësore në një set të dhënash të hollësishme ose të përpunuara, në përputhje me:

 

a) standardet e rëndësishme ndërkombëtare, kudo ku ato ekzistojnë;

b) protokollet e miratuara në nivel ndërkombëtar dhe rajonal, kudo ku ato ekzistojnë;

 

5.         Drejtoria u siguron përdoruesve finalë, sa herë që është e nevojshme, një përshkrim të metodikës së zbatuar për të përpunuar të dhënat e kërkuara dhe për të drejtat e përdorimit nga ana statistikore të metodikave.

 

6.         Drejtoria vë në dispozicion të përdoruesve finalë të dhënat e hollësishme dhe të përgjithshme për të mbështetur analizat shkencore:

 

a)         me qëllim që t’i shërbejnë gjykimit për menaxhimin e peshkimit;

b)         në interes të debatit publik dhe pjesëmarrjes së grupeve të interesit në hartimin e politikave, sikurse parashikohet në legjislacionin përkatës në fuqi;

c)         për publikime shkencore.

 

7.         Drejtoria nuk jep të dhëna për përdoruesit finalë, në lidhje me aktivitetet e anijeve të peshkimit të marra nga monitorimi satelitor në zbatim të shkronjës “b”, të pikës 4, të kreut V, të këtij vendimi.

 

8.         Transmetimi i të dhënave të hollësishme, të përpunuara në format elektronik bëhet në mënyrë të sigurt.

 

9.         Drejtoria merr masa që të dhënat e nevojshme, të hollësishme dhe të përpunuara për t’u dërguar mbi baza të rregullta, t’u dërgohen menjëherë organizatave rajonale të menaxhimit të peshkimit, në të cilat Shqipëria është palë ose vëzhguese, si dhe organizmave shkencorë ndërkombëtarë, në bazë të detyrimeve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.

 

10.        Në rastet kur të dhënat e hollësishme dhe të përgjithshme kërkohen për qëllime të analizave shkencore specifike, drejtoria i dërgon te përdoruesit finalë:

 

a) brenda një muaji nga data e marrjes së kërkesës, për rastet e parashikuara nga shkronja “a”, e pikës 6, të kreut V, të këtij vendimi;

b) brenda dy muajve nga data e marrjes së kërkesës për rastet e parashikuara nga shkronja “b”, e pikës 6, të kreut V, të këtij vendimi.

 

11.Në rast se të dhënat e hollësishme dhe të përpunuara kërkohen për publikime shkencore sipas shkronjës “c”, të pikës 6, të kreut V, të këtij vendimi, drejtoria:

 

a) mund të mos shpërndajë të dhënat te përdoruesit finalë për një periudhë trevjeçare nga data e mbledhjes së tyre, me qëllim që të mbrojë interesat profesionalë të grumbulluesve të të dhënave. Në raste të justifikuara, ministria mund ta zgjatë këtë afat kohor;

b) kur përfundon afati trevjeçar, siguron që këto të dhëna t’iu dërgohen përdoruesve finalë brenda dy muajve nga data e paraqitjes së kërkesës.

 

12.Drejtoria refuzon dërgimin e të dhënave të hollësishme dhe të përpunuara vetëm në rast se:

 

a) ekziston një rrezik real për identifikimin e personave fizikë dhe juridikë ose enteve ligjore të caktuara. Në këtë rast, drejtoria, për të përmbushur nevojat e përdoruesve finalë, propozon mënyra alternative të cilat sigurojnë anonimatin;

b) përmbushen kushtet e përcaktuara në pikën 16, të kreut V, të këtij vendimi;

c)  këto të dhëna mund të sigurohen në një format tjetër, lehtësisht të arritshëm nga përdoruesit.

 

13. Në rastet kur të dhënat e kërkuara nga përdoruesit e tjerë, të ndryshëm nga organizatat rajonale të menaxhimit të peshkimit, ku Shqipëria është palë kontraktuese ose vëzhguese, si dhe nga organizmat e rëndësishëm shkencorë ndërkombëtarë, dhe kur këto të dhëna janë të ndryshme nga ato që u dërgohen këtyre institucioneve, ministria mund të kërkojë që përdoruesit finalë të mbulojnë kostot e mbledhjes të të dhënave dhe, nëse kërkohet, edhe të përpunimit të tyre para dërgimit të këtyre të dhënave.

 

14. Në rast refuzimi të dhënies të të dhënave nga ana e drejtorisë, përdoruesit finalë mund të ankohen në ministri. Nëse ministria çmon se refuzimi nuk ka qenë i justifikuar, atëherë të dhënat u jepen përdoruesve finalë brenda një muaji.

 

     15.  Përdoruesit finalë:

 

a) përdorin të dhënat vetëm për qëllimet e parashikuara në kërkesën e tyre;

b) citojnë në mënyrë korrekte burimin e të dhënave;

c) janë përgjegjës për përdorimin korrekt të të dhënave në lidhje me etikën shkencore sipas rregullave dhe legjislacionit në fuqi;

ç) informojnë drejtorinë në lidhje me problemet që mund të kenë të dhënat;

d)         u  japin drejtorisë dhe ministrisë rezultatet e nxjerra nga përdorimi i tyre;

    dh)  nuk u dërgojnë të dhëna palëve të treta pa miratimin e ministrisë;

e)         nuk shesin të dhënat te palët e treta.

 

16. Nëse përdoruesit finalë nuk përmbushin kërkesat e pikës 15, të kreut V, të këtij vendimi, drejtoria kufizon ose refuzon përdorimin e të dhënave nga këta përdorues.

 

KREU VI

MBËSHTETJA PËR KËSHILLIMIN SHKENCOR

 

1.         Ministria siguron që ekspertët kombëtarë të marrin pjesë në mbledhjet përkatëse të organizatave rajonale të menaxhimit të peshkimit, ku Shqipëria është palë kontraktuese ose vëzhguese, si dhe në organizmat e rëndësishëm shkencorë ndërkombëtarë.

 

2.         Drejtoria bashkërendon punën dhe bashkëpunon me shtetet e tjera me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe të besueshmërisë së gjykimeve shkencore, cilësisë së programeve dhe metodave të punës në përputhje standardet e organizatave rajonale të menaxhimit të peshkimit, ku Shqipëria është palë kontraktuese ose vëzhguese, si dhe në organizmat e rëndësishëm shkencorë ndërkombëtarë.

 

3.         Ky bashkëpunim zhvillohet pa përjashtuar debatet shkencore të hapura dhe që kanë për qëllim promovimin e një gjykimi shkencor të pavarur.

 

KREU VII

DISPOZITA TË FUNDIT

 

1.         Ministria merr masat e nevojshme, teknike dhe financiare, për zbatimin e programeve kombëtare të kampionimit.

 

2.         KKKSHTE-ja monitoron progresin e programeve kombëtare të kampionimit dhe përgatit mendimin për KKQPA-në.

 

3.         Ngarkohet Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve për zbatimin e planeve të kampionimit sipas shkronjës “b”, të pikës 5, të kreut I, të këtij vendimi.

 

4.         Ngarkohet Laboratori i Akuakulturës dhe Peshkimit, i Universitetit Bujqësor të Tiranës, për zbatimin e planeve të kampionimit sipas shkronjës “a”, të pikës 5, të kreut I, të këtij vendimi.

 

5.         Ministria mund të caktojë një ent tjetër, nëse enti i caktuar sipas pikave                3 dhe 4, të këtij kreu, dështon në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga ky vendim.

 

6.         Ngarkohet ministria, nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve të Midhjeve dhe Peshkimit, sektorit të monitorimit dhe planifikimit në drejtori, si dhe monitorëve lokalë, për zbatimin e planeve të kampionimit sipas shkronjës “c”, të pikës 5, të kreut I, të këtij vendimi.

 

7.         Ngarkohet ministri të nxjerrë aktet nënligjore përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.

 

8.         Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujërave për zbatimin e  këtij vendimi.

 

          Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

 

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “MERKO” DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit “Merko” është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

 

2.     Miratimin e  bonusit prej 2 (dy) pikësh për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të këtij hidrocentrali, që i jepet shoqërisë “Erdo Construction”, sh.p.k.

 

3.     Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Merko”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.

 

4.     Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij  vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

 

***

V E N D I M

 

PËR

 

NJË NDRYSHIM DHE NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.74, DATË 1.2.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR VIJIMIN E PROCEDURAVE TË PRIVATIZIMIT TË SHOQËRISË “ALBPETROL”, SH.A., PATOS”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.10490, datë 15.12.2011, “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë “Albpetrol”, sh.a., Patos”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

 

Në vendimin nr.74, datë 1.2.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhet një ndryshim dhe një shtesë:

 

1.     Pika 2 shfuqizohet.

 

2.     Pas pikës 2 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:

 

“3. Mbylljen e procedurave të privatizimit të shoqërisë “Albpetrol”, sh.a., Patos.”.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

 

***

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS RRAPE, TË QARKUT TË SHKODRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 5 e 17, të               ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.     Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Rrape, të qarkut të Shkodrës, sipas lidhjes 1 e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

          Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Rrape, të qarkut të Shkodrës, miratuar me                          vendimin nr.246, datë 6.3.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Rrape, të qarkut të Shkodrës”.

 

2.     Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Rrape për zbatimin e këtij vendimi.

 

           Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

                                                                             

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 
10/04/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave