Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivë e Këshillit të Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Vendimet dhe projektligjet e miratuara nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave
 
V E N D I M
 
PËR


NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.934, DATË 26.12.2012,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN  E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR VITIN 2013, NË NJËSITË  E QEVERISJES QENDRORE”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 18, pika 2, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 11, të ligjit nr.119/2012, datë 17.12.2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Pika 1, e vendimit nr.934, datë 26.12.2012, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1.    Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2013, në njësitë e qeverisjes qendrore  bëhet 975 veta. Shtesa prej 27 punonjësish është e detajuar sipas lidhjes nr.5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
    
2.    Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përballohen nga shpenzimet korrente të miratuara në buxhetin përkatës të institucionit për vitin 2013.

3.    Ngarkohen ministritë dhe institucionet buxhetore sipas lidhjes nr.5, të    përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave detajimin e numrit të punonjësve brenda kritereve të vendimit nr.1703, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme, për ministritë dhe institucionet buxhetore”.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA

***
V E N D I M

 
PËR

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.180, DATË 13.2.2013,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN  E LISTËS SË MAKINERIVE E TË PAJISJEVE QË JANË DREJTPËRDREJT TË LIDHURA ME INVESTIMIN  DHE TË PROCEDURAVE TË PËRJASHTIMEVE  E TË KRITEREVE PËRKATËSE”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “g”, “gj” e “i”, të nenit 261/1, të ligjit nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në aneksin 1, që i bashkëlidhet vendimit nr.180, datë 13.2.2013, të Këshillit të Ministrave, të shtohen, sipas rendit të tabelës, kodet tarifore, si më poshtë vijon:

8410 11 00 -    Turbinat hidraulike dhe rrotat e ujit me fuqi që nuk i kalon   1 000 kW;
8410 12 00 -    Turbinat hidraulike dhe rrotat e ujit me fuqi që i kalon          1 000 kW por nuk i kalon 10 000 kW;
8410 13 00 -    Turbinat hidraulike dhe rrotat e ujit me fuqi që i kalon         10 000 kW;
8410 90 00 -    Pjesët, përfshirë rregullatoret;

9022 19 00 -    Skanerat me rreze X (përveç atyre të përdorur në mjekësi, kirurgji, stomatologji dhe veterinari);
9406 00 31 -    Serrat.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA

***

V E N D I M

 
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMET E KËSHILLIT    TË MINISTRAVE, NR.414, DATË 11.7.2007, “PËR MIRATIMIN      E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË LEZHË, TË QARKUT TË LEZHËS”,    TË NDRYSHUAR, DHE NR.515, DATË 18.7.2003, “PËR MIRATIMIN   E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”,  TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 8 e 8/a,     shkronja “b”, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:  

1.    Revokimin e kalimit të së drejtës së pronësisë bashkisë së Lezhës dhe heqjen nga lista e pronave të paluajtshme, bashkëlidhur vendimit nr.414, datë 11.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të pjesës së truallit prej 442.8 (katërqind e dyzet e dy pikë tetë) m2, të pasurisë 9/49, të ndodhur në zonën kadastrale nr.8631, të qytetit të Lezhës, e cila përfshihet në fushën e veprimit të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave.

2.    Transferimin në pronësi të bashkisë së Lezhës të mjediseve të Shtëpisë së Ushtarakëve, Lezhë, prona me nr.981, pjesa e mbetur në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, përjashtuar 3 (tri) mjediset, me sipërfaqe të përgjithshme 42.1 (dyzet e dy pikë një) m2 të katit të parë, sipas planimetrisë dhe formularit që i bashkëlidhen këtij vendimi, të cilat do t’i shërbejnë kësaj bashkie për kryerjen e funksioneve administrative e të shërbimeve.

3.    Bashkisë së Lezhës i ndalohet t’ia ndryshojë destinacionin pronës së përcaktuar në këtë vendim, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.

4.    Mjediset e Shtëpisë së Ushtarakëve, Lezhë, të përmenduara në pikën 2, të këtij vendimi, të hiqen nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, bashkëlidhur vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, dhe të shtohen në listën e pronave të paluajtshme, bashkëlidhur vendimit nr.414, datë 11.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.

5.    Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia e Lezhës për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA
      
***

V E N D I M

 
PËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT  TË QARKUT TË DURRËSIT


Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 4, të    ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Genc Juka emërohet prefekt i qarkut të Durrësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

 
SALI BERISHA

***

V E N D I M
 

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.781, DATË 14.11.2007,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KARAKTERISTIKAT TEKNIKE FUNKSIONALE TË PAJISJEVE FISKALE, SISTEMIT     TË INTEGRUAR TË KOMPJUTERIZUAR PËR TRANSFERIMET  PERIODIKE AUTOMATIKE TË DEKLARIMEVE FINANCIARE, SISTEMIN E KOMUNIKIMIT, PROCEDURËN    E DOKUMENTACIONIN PËR MIRATIMIN E TYRE DHE PËR KRITERET PËR PAJISJE ME AUTORIZIM  PËR SHOQËRITË E AUTORIZUARA PËR OFRIMIN E PAJISJEVE FISKALE”, TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 55, të  ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Në fund të shkronjës “ç”, të pikës 2, të kreut III, “Dispozita transitore dhe të fundit”, të vendimit nr.781, datë 14.11.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

“Për biletat e Lotarisë Kombëtare, të miratuara nga ministri i Financave, kompania e licencuar për ushtrimin e Lotarisë Kombëtare me    ligjin nr.95/2013, “Për miratimin e marrëveshjes së licencës për Lotarinë Kombëtare ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “Oesterreinchische Lotterien”, GmbH, nëpërmjet shoqërisë      “OLG Project”, sh.p.k., nuk është e detyruar të instalojnë e të përdorë pajisje fiskale. Biletat e Lotarisë Kombëtare janë kupon fiskal.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA

***

V E N D I M

 
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.424, DATË 2.6.2010,   TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN       E RREGULLORES PËR SISTEMIN E AKREDITIMIT, ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E INSTITUCIONEVE TË SIGURIMIT       TË JASHTËM TË CILËSISË”, TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 60, të   ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Pika 10, e nenit 6, “Organizimi dhe funksionimi i Këshillit të Akreditimit”,  të rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, miratuar me vendimin nr.424, datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave, të  ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “10. Mbledhja e Këshillit të Akreditimit zhvillohet kur marrin pjesë jo më pak se 7 ( shtatë) anëtarë të tij. Ajo nuk zhvillohet nëse, së paku, një ekspert i huaj nuk është i pranishëm.”.


2.    Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Këshilli i Akreditimit për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA

***

V E N D I M


PËR

EMËRIM NË DETYRË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të    ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Kreshnik Çollaku emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA


***

V E N D I M
 
PËR

1.     LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË


Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Z. Gëzim Podgorica, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, lirohet nga kjo detyrë.

2.    Z. Basir Çollaku emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA

***

V E N D I M

 
PËR

LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të    ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Z. Auron Mëneri, zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, lirohet nga kjo detyrë.

2.    Z. Sajmir Hoxha emërohet zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 
PËR

MËNYRËN E PROKURIMIT TË MALLRAVE, PUNËVE   E TË SHËRBIMEVE, NË KUADËR TË VEPRIMTARIVE  TË CEREMONIALIT ZYRTAR


Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, tё ligjit nr.9643, datё 20.11.2006, “Pёr prokurimin publik”, tё ndryshuar,  të vendimit nr.229, datë 23.4.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të vendimit nr.1, datë 10.1.2007, të Këshillit të Ministrave,  “Për miratimin e rregullave për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Institucioni i Presidentit të Republikës, Kuvendi i Republikës së  Shqipërisë, Kryeministria dhe Ministria e Punëve të Jashtme të prokurojnë mallra, punë dhe shërbime, sipas përcaktimeve të ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë dhe të legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, në kuadër të organizimit të veprimtarive, të veçanta dhe të përditshme, me karakter protokollar dhe ceremonial.

2.    Prokurimet për këtë kategori i nёnshtrohen procedurёs sё prokurimit me vlerё tё vogёl, sipas dispozitave tё legjislacionit për prokurimin publik, nёse vlera e pёrllogaritur pёr artikuj apo grup artikujsh, brenda njё viti kalendarik, ёshtё nёn kufirin e ulёt monetar.

         Kjo procedurë prokurimi nuk zhvillohet me mjete elektronike.

3.    Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, në rastet e organizimit të veprimtarive të veçanta, sipas ceremonialit zyrtar dhe kur i kërkohet nga Drejtoria e Protokollit të Shtetit, përdor këtë procedurë prokurimi për blerjen e mallrave apo kryerjen e punëve ose shërbimeve.

4.    Ngarkohen institucioni i Presidentit, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Kryeministria, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.

         Ky vendim hyn në fuqi menjёherё dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

***

V E N D I M

 
PËR

EMËRIM NË DETYRË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  ate  2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000,  ate 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli I Ministrave


V E N D O S I:


Z. Flamur Kuçi emërohet zëvendësministër I Punëve Publike dhe Transportit.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



K R Y E M I N I S T R I
 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

MIRATIMIN E REGULLORES “PËR MENAXHIMIN E DOKUMENTIT ELEKTRONIK NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 21, të    ligjit nr.10273, datë 29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”, dhe të     ligjit nr.9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik”, me propozimin e ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Miratimin e rregullores “Për menaxhimin e dokumentit elektronik në Republikën e Shqipërisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.    Ngarkohen të gjitha njësitë e administratës publike, të cilat do të përdorin dokumentin elektronik, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit nё “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980,   datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të paragrafit të tretë, të nenit 175, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Miratimin e kalimit në pronësi të poseduesve të objekteve informale të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për:

a)    Drejtorinë e ALUIZNI-t, Tirana 1, 18 (tetëmbëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 460,1 (katër mijë e katërqind e gjashtëdhjetë presje një) m²;
b)    Drejtorinë e ALUIZNI-t, Tirana 2, 37 (tridhjetë e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 15 148 (pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e dyzet e tetë) m²;
c)    Drejtorinë e ALUIZNI-t, Tirana 3, 131 (njëqind e tridhjetë e një) parcela ndërtimore , me sipërfaqe të përgjithshme trualli 6 076.72 (gjashtë mijë e shtatëdhjetë e gjashtë presje shtatëdhjetë e dy) m²;
ç) Drejtorinë e ALUIZNI-t, Kavajë, 63 (gjashtëdhjetë e tre) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 22 543 (njëzet e dy mijë e pesëqind e dyzet e tre ) m²;
d)    Drejtorinë e ALUIZNI-t, Durrës, 99 (nëntëdhjetë e nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 28 786 (njëzet e tetë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e gjashtë) m²;
dh) Drejtorinë e ALUIZNI-t, Vlora 1, 136 (njëqind e tridhjetë e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 39 165,5 (tridhjetë e nëntë  mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e pesë  presje pesë) m²;
e)    Drejtorinë e ALUIZNI-t, Vlora 2, 212 (dyqind e dymbëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 81 643,5 (tetëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e dyzet e tre presje pesë) m²;
ë) Drejtorinë e ALUIZNI-t, Sarandë, 141 (njëqind e dyzet e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 60 926.6 (gjashtëdhjetë  mijë e nëntëqind e njëzet e gjashtë presje gjashtë) m²;
f)    Drejtorinë e ALUIZNI-t, Berat, 152 (njëqind e pesëdhjetë e dy) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 29 443, 94 (njëzet e nëntë mijë e katërqind e dyzet e tre presje nëntëdhjetë e katër) m²;
g)    Drejtorinë e ALUIZNI-t, Shkodër, 141 (njëqind e dyzet e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 23 129,17 (njëzet e tre mijë e njëqind e njëzet e nëntë presje shtatëmbëdhjetë) m²;
gj) Drejtorinë e ALUIZNI-t, Fier 1, 143 (njëqind e dyzet e tre) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 47 500.18 (dyzet e shtatë mijë e pesëqind presje tetëmbëdhjetë) m²;
h)    Drejtorinë e ALUIZNI-t, Fier 2, 210 (dyqind e dhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 81 053,4 (tetëdhjetë e një mijë e pesëdhjetë e tre presje katër) m²;
i)    Drejtorinë e ALUIZNI-t, Lushnjë, 111 (njëqind e njëmbëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 25 822.9 (njëzet e pesë mijë e tetëqind e njëzet e dy presje nëntë) m²;
j)    Drejtorinë e ALUIZNI-t, Elbasan 1, 63 (gjashtëdhjetë e tre) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3 533,5 (tre mijë e                pesëqind e tridhjetë e tre presje pesë) m²;
k)    Drejtorinë e ALUIZNI-t, Elbasan 2, 106 (njëqind e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 22 486,78 (njëzet e dy mijë e katërqind e tetëdhjetë e gjashtë presje shtatëdhjetë e tetë) m²;
l)    Drejtorinë e ALUIZNI-t, Dibër, 16 (gjashtëmbëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3 615,7 (tre mijë e gjashtëqind e pesëmbëdhjetë presje shtatë) m²;
ll) Drejtorinë e ALUIZNI-t, Gjirokastër, 34 (tridhjetë e katër) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 10 678.6 (dhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e tetë presje gjashtë)  m²;
m)    Drejtorinë e ALUIZNI-t, Korçë, 19 (nëntëmbëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 2 393,66 (dy mijë e treqind e nëntëdhjetë e tre presje gjashtëdhjetë e gjashtë) m²;
n)    Drejtorinë e ALUIZNI-t, Pogradec, 3 (tre) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 408,1 (katërqind e tetë presje një) m²;
nj) Drejtorinë e ALUIZNI-t, Krujë, 128 (njëqind e njëzet e tetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 34 355 (tridhjetë e katër mijë e treqind e pesëdhjetë e pesë) m²;
o)    Drejtorinë e ALUIZNI-t, Lezhë, 103 (njëqind e tre) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 39 073,96 (tridhjetë e nëntë mijë e shtatëdhjetë e tre presje nëntëdhjetë e gjashtë) m²;
p)    Drejtorinë e ALUIZNI-t, Kukës, 54 (pesëdhjetë e katër) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 19 686,59 (nëntëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e gjashtë presje pesëdhjetë e nëntë)  m².

2.    Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA

***

V E N D I M



PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.170, DATË 25.4.2002,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN  E PROCEDURAVE DHE KUSHTEVE PËR DHËNIEN E LEJEVE    E TË AUTORIZIMEVE PËR TREGTIMIN E NAFTËS, GAZIT     E NËNPRODUKTEVE TË TYRE”, TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19, 20 e 21, të  ligjit nr.8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Pika 2, e kreut IV, të vendimit nr.170, datë 25.4.2002, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Kapaciteti më i vogël i depozitave të shoqërive, që kërkojnë të pajisen me licencë tregtimi, sipas llojit të licencës, është:

a) Për licencat e tregtimit të llojit “A”, jo më pak se 500     (pesëqind) m3 dhe kur kjo licencë jepet për disa kategori produktesh, depozitat për secilën kategori duhet të jenë të ndara nga   njëra-tjetra.
b) Për licencat e tregtimit të llojit “A”, kategoria IV/a, kapaciteti magazinues i mbuluar të jetë me sipërfaqe, jo më të vogël se   50 (pesëdhjetë) m2.
c)  Për licencat e tregtimit të llojit “B”, impiantet e depozitimit të gazit të lëngëzuar të jenë me kapacitet të instaluar, jo më pak se 100 (njëqind) m3.
ç)  Për licencat e tregtimit të llojit “C”, kur:
 
   i. licenca jepet për produkte të kategorisë II/b, jo më pak se 100 (njëqind) m3;
  ii. licenca jepet për produkte të kategorisë III/c, jo më pak se 200 (dyqind) m3.

Bëjnë përjashtim nga kushti i plotësimit të kapacitetit më të vogël, sipas kësaj pike, shoqëritë anonime që kanë marrëdhënie kontraktore, sipas dispozitave ligjore në fuqi, për depozitat e karburanteve në Portin e Durrësit. Kushti i kapacitetit më të vogël i depozitave, i vendosjes në to të mjeteve matëse dhe i kalibrimit të tyre duhet të plotësohet brenda 18 (tetëmbëdhjetë) muajve pas fillimit të zbatimit të masterplanit në territorin e depozitave të karburanteve në Portin e Durrësit.”.

2.    Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

 
SALI BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETEVE KONTRAKTUESE, PËRKATËSISHT, MINISTRIA E MJEDISIT, PYJEVE      DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE DHE MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, PËR DHËNIEN ME KONCESION     TË MENAXHIMIT TË MBETJEVE TË AUTOMJETEVE NË FUND  TË JETËS DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË “KURUM INTERNACIONAL”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pikat 1 e 3, e 23,    pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

                                               
V E N D O S I:


1.    Autoritete kontraktuese për kryerjen e procedurave ligjore dhe dhënien me koncesion të menaxhimit të mbetjeve të automjeteve në fund të jetës janë Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.

2.    Miratimin e bonusit prej 7 (shtatë) pikësh për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor në procedurën përzgjedhëse konkurruese (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “Kurum Internacional”.

3.    Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Punëve Publike dhe Transportit për zbatimin e këtij vendimi.

         Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

                                           
K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

DISA NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN    NR.933, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË SHQYRTIMIT ADMINISTRATIV   TË KËRKESAVE DHE MASËS SË DËMSHPËRBLIMIT FINANCIAR PËR FAMILJARËT E VIKTIMAVE TË EKZEKUTUARA PADREJTËSISHT,   PA GJYQ, PËR MOTIVE POLITIKE, GJATË PERIUDHËS 30.11.1944 DERI MË 1.10.1991”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe paragrafit të tretë, të nenit 2,     të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Në vendimin nr.933, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhet shtesa dhe ndryshimi si më poshtë vijon:

1.    Pas shkronjës “c/1”, të pikës 6, të shkronjës “A”, “Fillimi i shqyrtimit të kërkesave”, shtohet shkronja “c/2”, me këtë përmbajtje:

“c/2.  aktin administrativ të dhënë pas datës 1.10.1991, apo vendimin e gjykatës, që provon faktin e ekzekutimit pa gjyq, për motive politike, sipas procedurës së përcaktuar në ligjin nr.8116,             datë 29.3.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.”.



2.    Pika 7, e shkronjës “B”, “Shqyrtimi i kërkesës”, shfuqizohet.

3.    Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 
PËR

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË DISA AMBIENTEVE, NGA AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE TE MINISTRIA E FINANCAVE, PËR NJËSINË
E MBIKËQYRJES SË LOJËRAVE TË FATIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 15, të     ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:  


1.    Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare te Ministria e Financave për Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit të disa ambienteve, sipas planimetrisë dhe formularit bashkëlidhur këtij vendimi.

2.    Dorëzimi i ambienteve të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi të bëhet pas përfundimit nga AMF-ja të transferimit të pajisjeve në një afat 45- ditor.



3.    Ngarkohen ministri i Financave, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe kryeregjistruesi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.

                                       
K R Y E M I N I S T R I

 
SALI BERISHA

***

V E N D I M


PËR

PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË PUNËKËRKUESVE   TË PAPUNË TË RINJ


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të    ligjit nr.7995, datë 20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Punëdhënësit në sektorin privat, të cilët punësojnë të rinj nga mosha   16 - 30 vjeç, që  kanë përfunduar arsimin e lartë, arsimin e mesëm të përgjithshëm e profesional dhe kurse të formimit profesional, mund të përfitojnë një financim mujor për tre vjet, në masën 100 për qind të sigurimeve të detyrueshme, shoqërore dhe shëndetësore, të pjesës së kontributit të punëdhënësit, me kusht që në kontratën  e punës të jetë tre vjet kohëzgjatja e programit dhe tre vjet të tjerë pa shkëputje pas përfundimit të programit.

          Punëdhënësit mund të punësojnë nëpërmjet këtij programi deri në 50% të numrit mesatar të të siguruarve të deklaruar në 3 (tre) muajt e fundit.

2.    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, drejtoritë rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat vendore të punësimit bëjnë njoftimin në Buletinin e Njoftimeve Publike, çdo vit, për fondin e vënë në dispozicion dhe kriteret e përfitimit nga ky program.

3.    Punëdhënësi, që aplikon për programin e punësimit, nuk duhet të ketë shkelur në të kaluarën legjislacionin e punës, konstatuar nga Inspektorati i Punës dhe nga  administrata tatimore, si dhe duhet të ketë derdhur, rregullisht detyrimet tatimore e kontributet për sigurimet e detyrueshme, shoqërore dhe shëndetësore, veçanërisht për vitin e fundit.

4.    Punëdhënësit, për përfitimin e sipërpërmendur, aplikojnë pranë zyrave përkatëse të punësimit duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:

a) Vendimin e gjykatës për regjistrimin si person juridik ose vendimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit;
b)   Numrin e identifikimit të personit të tatueshëm (NIPT-in);
c)  Vërtetimin për shlyerjen e kontributeve për sigurimet e detyrueshme, shoqërore dhe shëndetësore, që lëshohen nga organet e sigurimeve shoqërore, për aq kohë sa ushtron veprimtarinë, por jo më gjatë se për një periudhë kohore njëvjeçare, nga çasti i aplikimit;
ç)   Numrin e llogarisë bankare;
d)   Vërtetimin nga dega e tatim - taksave, ku personi juridik ushtron veprimtarinë, për shlyerjen e detyrimeve tatimore për aq kohë sa kryen veprimtarinë, por jo më gjatë se për një periudhë kohore njëvjeçare, nga çasti i aplikimit;
dh)   Informacion për:

i. numrin e fuqisë punëtore;
               ii. listën emërore të të siguruarve;
              iii. llojin e veprimtarisë, që kryen;
              iv. nivelin e pagës së dhënë për çdo person;
               v. planbiznesin për shtimin e fuqisë punëtore;
              vi. kopje të akteve të inspektimeve për vitin e fundit.
 
5.    Punëdhënësi, në bashkëpunim me zyrën përkatëse të punësimit dhe në mbështetje të të dhënave e të dokumentacionit, të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi, plotëson formularin përkatës, sipas modelit të miratuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit.

6.    Inspektorati Rajonal i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bën verifikimin e dokumentacionit të paraqitur nga subjekti sipas kërkesave të përcaktuara në shkronjën “dh”, të pikës 4, të këtij vendimi, dhe shprehet, brenda           10 (dhjetë) ditëve kalendarike për vërtetësinë dhe korrektësinë e këtij dokumentacioni.

7.    Zyra përkatëse e punësimit ia paraqet këshillit vendor tripalësh, të ngritur pranë saj, projektet që kërkohen të zbatohen aty ku ajo ushtron veprimtarinë, këshill i cili, pasi shqyrton dhe vlerëson dobinë               social - ekonomike të projekteve të paraqitura, i miraton ato në parim.

8.    Pas miratimit, në parim, të projekteve në këshillin vendor tripalësh, zyra përkatëse e punësimit і dërgon, për miratim, si më poshtë vijon:

a)  Zyra vendore e punësimit, sipas rastit, ia dërgon Zyrës Rajonale të Punësimit ose Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
b) Zyra Rajonale e Punësimit miraton projektet, kur numri і të punësuarve dhe atyre, që kërkohen për t’u punësuar nga punëdhënësi, është jo më shumë se 50 (pesëdhjetë) persona.
c) Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit miraton projektet kur numri і të punësuarve dhe atyre, që kërkohen për t’u punësuar nga punëdhënësi, është më shumë se 50 (pesëdhjetë) persona.

9.    Për zbatimin e pikës 8, të këtij vendimi, në zyrat rajonale të punësimit dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit ngrihen komisionet e miratimit të projekteve, me jo më pak se 5 (pesë) persona.
 
 10. Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të punës, si dhe përbërja e komisioneve përcaktohen në rregulloren e miratuar nga Këshilli Administrativ Tripalësh i Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

11. Komisioni і miratimit të projekteve në zyrën rajonale të punësimit, brenda 20 (njëzet) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës për aplikim nga punëdhënësi, vendos miratimin ose jo të projektit. Komisioni і miratimit të projekteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit vendos miratimin ose jo të projektit, brenda         30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës për aplikim nga punëdhënësi.

 12. Zyra  e  punësimit vë  në  dispozicion të  punëdhënësve  listën e punëkërkuesve të papunë që plotësojnë kriteret për të përfituar nga ky program. Punëdhënësi përzgjedh kandidatin më të përshtatshëm.

13. Punëkërkuesit e papunë, që kundërshtojnë  të  marrin  pjesë  në  këtë program, hiqen nga lista e punëkërkuesve të papunë.

14. Ndërmjet zyrave përkatëse të punësimit dhe punëdhënësit nënshkruhet një kontratë, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet, në përputhje me programin për secilën palë. Kontratat lidhen vetëm për vitin buxhetor, për të cilin është miratuar projekti.

15. Për vazhdimin e projektit në vitin pasardhës do të lidhet një kontratë shtesë, në përputhje me fondet e miratuara atë vit.

16. Punëdhënësi dhe punëkërkuesi, si punëmarrës, nënshkruajnë një kontratë individuale pune, në të cilën përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve, sipas përcaktimeve të bëra në Kodin e Punës dhe në këtë vendim.

17. Kontratat tip, sipas përcaktimeve të dhëna në pikat 14 e 16, të këtij vendimi, hartohen nga Shërbimi Kombëtar і Punësimit dhe janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga zyrat përkatëse të punësimit.

  18. Një kopje e kontratës së punës së çdo punëkërkuesi, punëmarrës, depozitohet në zyrën përkatëse të punësimit, e cila, në bashkëpunim me inspektoratin rajonal/vendor të punës, ndjek zbatimin e kontratës deri në përfundimin e projektit.

19. Në rastet kur punëkërkuesi, si punëmarrës, pjesëmarrës në këtë program, largohet përpara afatit të përcaktuar në kontratë brenda gjysmës së vitit të parë të zbatimit të kontratës sipas pikës 16, për shkaqe të arsyeshme, zëvendësimi bëhet nga zyra përkatëse e punësimit, pas njoftimit nga punëdhënësi dhe vlerësimit të Inspektoratit të Punës për shkaqet e zgjidhjes së kontratës.

20. Punëdhënësi, i cili ndërpret marrëdhëniet e punësimit, pa shkaqe të arsyeshme për periudhën mbas përfundimit të subvencionimit (3-vjeçari i dytë), detyrohet të kthejë subvencionin e marrë për këtë person për periudhën e paplotësuar sipas kontratës.

 21.  Financimi  sipas  pikës  1  ndërpritet  në  rastin  kur  punëdhënësi, pas përfitimit të financimit, në zbatim të këtij vendimi, zgjidh, pa shkaqe të arsyeshme, kontratat e punës së punëmarrësve të tjerë, të punësuar pranë tij, të vërtetuar nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Sociale.

22. Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Sociale, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga ky vendim.
23. Shërbimi Kombëtar i Punësimit monitoron ecurinë e programit dhe përgatit raporte vjetore, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës, të cilat ia paraqet Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

24. Programi i punësimit të fillojë të zbatohet në vitin 2013 dhe kohëzgjatja e tij të jetë 6 (gjashtë) vjet.

25. Shërbimi Kombëtar i Punësimit ruan dokumentacionin për programin e punësimit deri në 10 (dhjetë) vjet, pas dhënies së fundit të ndihmës individuale.

26. Programi vlerësohet nga ekspertë ose organizata të pavarura, që kanë përvojë në këtë fushë dhe njohuri për tregun e punës.

27. Fondet për zbatimin e këtij programi përballohen nga buxheti i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

 28. Ngarkohen  Ministria e Punës, Çështjeve  Sociale dhe  Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Financave për nxjerrjen e udhëzimeve për zbatimin dhe mbikëqyrjen e programit dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit për zbatimin e programit, nëpërmjet zyrave të punësimit.

         Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE,  QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE     NË PËRDORIM TË KOMUNËS FUSHË - ÇIDHËN, TË QARKUT   TË DIBRËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 5 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:  

1.    Miratimin e listës  paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Fushë - Çidhën, të qarkut të Dibrës, sipas lidhjes 1 e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

          Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Fushë - Çidhën, të qarkut të Dibrës, miratuar me              vendimin nr.1237, datë 10.9.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në komunën Fushë - Çidhën, të qarkut të Dibrës ”.


2.    Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Fushë - Çidhën për zbatimin e këtij vendimi.

          Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

             
K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 


PËR

KTHIMIN NË FOND BANESASH TË DISA OBJEKTEVE TË ISH-KOMBINATIT TË TEKSTILEVE TË PAMBUKTA DHE OBJEKTEVE TË VJETRA TË ISH-UZINËS “DINAMO” E RE, TIRANË



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, 10, 11, 14 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet  sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1.    Objektet e ish-Kombinatit të Tekstileve të Pambukta dhe objektet e vjetra të ish-uzinës “Dinamo” e re, Tiranë, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, t’i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave,  me qëllim privatizimin, në favor të banorëve të pastrehë, të cilët banojnë në këto objekte, sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi.

2.    Pas kalimit në përgjegjësi administrimi të Entit Kombëtar të Banesave, ngarkohet ky ent të bëjë kalimin në pronësi të këtyre objekteve për banorët e pastrehë, sipas përcaktimit të pikës 1 të  këtij vendimi.



3.    Ngarkohen ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Enti Kombëtar i Banesave, ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës dhe kryeregjistruesi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

***

 V E N D I M

 

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.315, DATË 23.3.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR  PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE MËNYRËN E REALIZIMIT TË PROCESIT TË AKREDITIMIT
TË INSTITUCIONEVE SHËNDETËSORE”, TË NDRYSHUAR
2.   

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 26, të        ligjit nr.10107, datë 30.3.2009,  “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”,  me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1.    Pas pikës 3, të nenit 21, të rregullores “Për përcaktimin e rregullave dhe mënyrën e realizimit të procesit të akreditimit të institucioneve shëndetësore”, që i bashkëlidhet vendimit nr.315, datë 23.3.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 4, si më poshtë vijon:

“4. Të ardhurat dytësore të realizuara nga aplikimi i tarifave të procesit të akreditimit, që derdhen për llogari të Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore klasifikohen si të ardhura jashtë limitit (kapitulli 6). Kriteret dhe mënyra e përdorimit të tyre përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Financave.”.

2.    Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Qendra Kombëtare e Akreditimit, Cilësisë dhe Sigurisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I
 
SALI  BERISHA
 
***

V E N D I M



PËR

AUTORIZIMIN E MINISTRISË SË BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT PËR DHËNIEN E SË DREJTËS SË SERVITUTIT TË VENDOSJES SË GYPAVE PËR KALIMIN E UJËRAVE NË FAVOR TË SHOQËRISË “TIRANA BUSINESS PARK”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 265 e 280, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë” dhe të neneve  4, 10 e 11, të ligjit nr.8743,  datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Autorizimin e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për dhënien e së drejtës së servitutit të vendosjes së gypave për kalimin e ujërave në favor të shoqërisë “Tirana Business Park”, sh.p.k., mbi pasuritë e paluajtshme, pronë shtetërore, me numër 63 dhe 218, të zonës kadastrale 1669, Fushë-Prezë, Tiranë, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes për këtë qëllim. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
                       
            
K R Y E M I N I S T R I 
 

SALI  BERISHA

***
V E N D I M
 
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE ARTIGIANCASSA S.P.A., PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT PILOT PËR KRIJIMIN DHE TESTIMIN E SIGURIMEVE  TË BUTA, ME QËLLIM MBULIMIN E RREZIQEVE  NË AGRIKULTURË

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave 

  V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Artigiancassa S.p.A., për financimin e projektit pilot për krijimin dhe testimin e sigurimeve të buta, me qëllim mbulimin e rreziqeve në agrikulturë, me një hua të butë        prej 2 000 000 (dy milionë) eurosh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
 

SALI  BERISHA
 
24/04/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave