Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
Kabineti Qeveritar

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
 
Weekly News
 
Departamenti i Bashkėrendimit tė Strategjive dhe Koordinimit tė Ndihmės sė Huaj
 

Misioni ynë

Misioni i departamentit është të ndihmojë Qeverinë Shqiptare në detyrën e saj për të siguruar bashkërendimin e politikave në nivel strategjik, në kuadër të Sistemit të Planifikimit të Integruar, çka çon në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Drejt një Sistemi Planifikimi tërësisht të Integruar

Në Dhjetor të vitit 2005, Këshilli i Ministrave të Shqipërisë (KiM) krijoi zyrtarisht Departamentin e Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj (DEBASKON) si pjesë përbërëse e strukturës së tij organizative. DEBASKON-i është në themel të reformave modernizuese të ndërmarra nga Qeveria. Qëllimi kryesor i krijimit të  Departamentit është sigurimi i koherencës dhe menaxhimi me efikasitet i proceseve strategjike (deri në atë kohë) të shkëputura të Qeverisë mbi planifikimin dhe programimin e buxhetit; dhe orientimi i ndihmës së huaj në përparësitë kombëtare. Veçoria kryesore e këtyre reformave u bë lidhja midis përparësive strategjike kombëtare afatmesme dhe afatgjata dhe procesit të projekt-buxhetit dhe shpërndarjes së burimeve, duke siguruar që ndihma e huaj të orientohej drejt përparësive kombëtare. Në kuadër të krijimit të Sistemit të Planifikimit të Integruar, DEBASKON-i ishte shtysa kryesore në ripërcaktimin dhe harmonizimin e këtyre proceseve thelbësore bazuar në hamendësimin se cilësia dhe koherenca e tyre do të ndikojnë në aftësinë e Qeverisë për të arritur objektivat e saj politike dhe për të mbajtur premtimet përpara publikut. Përmes rolit të tij kryesor në zbatimin e SPI-së, DEBASKON-i ka për detyrë të sigurojë që përparësitë e Qeverisë dhe kërkesat për integrim në BE dhe në NATO të pasqyrohen në mënyrë të plotë në të gjitha proceset kryesore të planifikimeve financiare dhe politikave të qeverisë dhe t’u komunikohen të gjithë të interesuarve. DEBASKON-i përgatit dhe mundëson gjithashtu punimet e Komiteteve të Planifikimit Strategjik dhe Modernizimit të Qeverisë në përputhje me kalendarin vjetor të SPI-së. Departamenti punon me Ministrinë e Financave për të siguruar që Programi Buxhetor Afatmesëm dhe buxheti vjetor të pasqyrojnë përparësitë strategjike të Qeverisë, dhe me Ministrinë e Integrimit Evropian për të garantuar që përparësitë për Integrimin Evropian të jenë pjesë përbërëse e të gjitha proceseve qeveritare. DEBASKON-i udhëhoqi përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) 2007-2013, e cila u ndoq nga një proces i gjerë këshillimi që përfshiu përfaqësues kryesorë nga qeveria, sektori privat, shoqëria civile dhe donatorët. Përpara përgatitjes së SKZHI-së, DEBASKON-i bashkërendoi procesin e zhvillimit të strategjive sektoriale dhe ndërsektoriale nga ministritë e linjës që qe kontributi kryesor paraprak për krijimin e SKZHI-së. Futja e një mekanizmi monitorues në zbatimin e strategjive sektoriale dhe ndërsektoriale të SKZHI-së është një sfidë e re për DEBASKON-in. Këto mënyra të reja monitorimi do t’i shtohen Raportit Vjetor mbi Progresin e SKZHI-së, që raporton rezultatet e arritura vit pas viti krahasuar me një sërë treguesish të nivelit të lartë. Departamenti siguron gjithashtu udhëheqje dhe orientim për ministritë e linjës për përgatitjen e Planeve të Integruara të Ministrive dhe Raporteve Vjetore të Rezultateve. Njësia e Koordinimit të Ndihmës së Huaj e DEBASKON-it është një ‘pikë folake’ për donatorët përsa i përket çështjeve strategjike në lidhje me dhënien e ndihmës së huaj. Si e tillë, ajo është përgjegjëse për organizimin e aktiviteteve të mëdha koordinuese si tryezat e rrumbullakëta të Qeverisë me donatorët dhe Grupin e Ndihmës së SPI-së, që është një bord këshillues në nivel përcaktimi të politikave. Departamenti, në bashkëpunim me Sekretariatin Teknik të Donatorëve, ka krijuar tashmë një sistem kompjuterik të dhënash bazë, që përmban të dhënat për të gjithë donatorët aktivë që kanë punuar që prej vitit 1994; përfshirë informacionin mbi shlyerjen e ndihmës së huaj. Bashkë me Ministrinë e Financave, DEBASKON-i bashkë-udhëheq negociatat me donatorët mbi kushtet e bazuara në politika për huatë/kreditë dhe merr pjesë në negociatat e drejtuara nga Ministria e Integrimit Evropian mbi programimin e NIP-së (Ndihmës së Planifikimit të Integruar). Në bashkëpunim me donatorët dhe ministritë e linjës, Departamenti krijoi 10 Grupe Pune Sektoriale, qëllimi i të cilave është të sigurojnë bashkërendimin në mënyrë efikase të ndihmës së huaj dhe të mbështesin objektivat strategjike sektoriale.

Struktura

DEBASKON është aprovuar si pjesë e gjithë ristrukturimit të administratës publike, me zyra pranë Këshillit të Ministrave. Departamenti përbëhet nga një Drejtor i Departamentit, një Drejtor i Njësisë së Ndihmës së Huaj dhe 6 koordinatorë prej dy njësive: SKZHI dhe Ndihma e Huaj.

Valbona Kuko - Drejtore
Tel: +355 4 2277358
E-mail: vkuko@km.gov.al 
 Curriculum Vitae

Azeta Xhafka Koordinatore axhafka@km.gov.al   +355 4 2277731
Klodjan Seferaj Koordinator kseferaj@km.gov.al +355 4 2277463
Alma Gërxhani Konsulente për M.P agerxhani@km.gov.al +355 4 2277327
Sotiraq Guga Konsulent ndërkombëtar i MHN-së sguga@km.gov.al +355 4 2277393
Alpina Qirjazi Konsulent për Koordinimin e SPI-së aqirjazi@km.gov.al +355 4 2277463
Josif Gjani Konsulent për Koordinimin e SPI-së jgjani@km.gov.al +355 4 2277371

Njësia e Bashkërendimit të Strategjive

Oriana Arapi Drejtore e Njësisë oarapi@km.gov.al +355 4 2277372
Manjola Duli Koordinatore mduli@km.gov.al +355 4 2277328
Ujvara Elezaj Koordinatore uelezaj@km.gov.al +355 4 2277373


   Foto Galeri ...
   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha inauguron spitalin e ri tė Kavajės, investim 1 miliard lekė
Fjala e Kryeministrit Berisha, nė hapje tė sesionit tė ri parlamentar
Zhvillohet mbledhja e KRRTRSH-sė
Kryeministri Berisha pret pėrfaqėsues tė kompanisė Schäfer, qė po realizon projektin pilot tė trajtimit tė diferencuar tė mbetjeve urbane nė Lezhė
Grupi COTECNA i prezanton Kryeministrit projektidenė pėr instalimin nė pikat doganore tė sistemit tė kontrollit pėrmes skanimit
Grupi italian INCANTO i shpreh Kryeministrit interesin pėr ndėrtimin e njė kompleksi tė prodhimit tė mobilieve luksoze
Kryeministri Berisha pret delegacionin e Fondacionit holandez “Eduardo Frei”
Kryeministri Berisha: Pėrdorimit i gazit nga konsumatorėt, njė alternativė qartėsisht e leverdishme ekonomike
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha
Kryeministri Berisha merr pjesė nė ceremoninė e inaugurimit tė godinės sė re tė fabrikės Birra Korēa
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave