Departamenti i Financës, Personelit e Shërbimeve funksionon si një pjesë e rëndësishme në strukturën administrative të Kryeministrisë.
Qëllimi kryesor i punës së këtij departamenti është:
“Menaxhimi i burimeve njerezore, ekonomiko-financiare të institucionit në përputhje me ligjet, vendimet dhe udhëzimet në fuqi”.
Detyrat e saj lidhen ngushtë me veprimtarinë e tre sektoreve, si pjesë integrale të strukturës të këtij departamenti :
Ky departament ka në përbërje te saj 30 punonjes.
Ky departament mbikqyr, monitoron dhe synon zbatimin konform akteve ligjore dhe nenligjore ne fuqi, të proceseve e praktikave që kanë të bëjnë me:
- Kontrollin ne mënyrë të vazhdueshme të gjendjes buxhetore të institucionit nëpërmjet pasqyrave të ndryshme financiare.
- ndjekjen e problemeve qe kanë të bëjnë me investimet ne institucion, në zbatim të planit buxhetor, vleresimin e burimeve financiare nepermjet kontrollit te shperndarjes se tyre sipas zerave, dhe dhenien e rekomandimeve per uljen e shpenzimeve ne buxhet.
- manaxhimin me kujdes te disiplines financiare teknike te pajisjeve e mjeteve dhe të shpenzimeve të ndryshme
- manaxhimin ne lidhje me aplikimin e sistemit te pagave dhe aplikimin e sakte te grupit dhe shtesave per vjetersi, duke rekomanduar shtesa suplementare per kualifikime, sipas rezultateve ne pune pas konsultimit dhe me departamentet e drejtorite perkatese
- manaxhimin e drejtperdrejte te burimeve njerëzore nëpërmjet ndjekjes, mbikqyrjes dhe monitorimit të disiplinës në punë të Personelit, emerimeve, lirimeve nga detyra, ngritjes ne detyre, levizjes paralele, transferimit te detyrueshem, dhëniës së masave disiplinore, pershkrimeve te punes dhe vleresimeve vjetore te arritjeve individuale te nëpuënsve civile, plotesimit te dosjes personale te nepunesit dhe hedhjes se te dhenave ne Regjistrin Kombetar , etj.
- dhenien e e sugjerimeve, pergatitjen e udhezimeve te brendshme lidhur me kerkesat specifike per vende te reja pune, ne lidhje me kompetencat, kualifikimet dhe eksperiencen e kerkuar ne mbeshtetje te akteve ligjore dhe nenligjore ne fuqi si dhe zhcvillimin e korrespendences se vazhdueshme me dAP-in për shpalljen ne shtyp te vendeve vakante.
- mbikqyrjen dhe kontrollin e punes se personelit mbeshtetes te transportit, te mirembajtjes se godines si dhe te organizimit te aktiviteteve.
- mbikqyrjen dhe organizimin e punes per mbarevajtjen e gjendjes teknike te automjeteve dhe pergatitjen e dokumentacionit te nevojshem.
Per zgjidhjen e problemeve ne dispozicion jane VKM; udhezimet e Ministrise se Financave, rregulloret e prokurimit publik, udhezime te brendshme te miratuara nga Drejtori i Departamentit të Financës, Personelit e Sherbimeve dhe nga Sekretari i i Pergjithshem.
Specialist Personeli
Sektori i Financë-Buxhetit
Sektori i Shërbimeve Teknike
Punonjës te Tjerë :
| Shofer |
5 persona |
| Teknik |
5 persona |
| Pastruese |
5 perdona |
| Magazinier |
1 person |