Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
Kabineti Qeveritar

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
 
Weekly News
 
Ilir Meta Zv/Kryeministėr
 

Ilir Meta ka lindur  më 24 Mars 1969 në Skrapar, Shqipëri. Në vitin 1992 ai u diplomua për Ekonomi Politike nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, ku ka vazhduar edhe studimet  pasuniversitare.

Aktualisht, Zoti Meta është Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në legjislaturën e kaluar ai mbante postin e Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian.

Ilir Meta është Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ( LSI) që krijoi në Shtator 2004, pas largimit të tij nga Partia Socialiste, për të shmangur një krize politike në Shqipëri. Tani LSI është Partia e tretë më e madhe parlamentare në Shqipëri dhe pjestare e koalicionit qeverisës me Partinë Demokratike.

Ilir Meta ka një veprimtari të gjerë politike, të cilën e ka filluar  në vitin  1990, si pjestar aktiv i Lëvizjes Studentore që solli rënien e regjimit komunist. Nga viti 1992 e në vazhdim ai është zgjedhur Deputet në të gjitha legjislaturat, duke qenë dhe antar i shumë Komisioneve kuvendore. Gjatë periudhës 1996 - 1997 ai ka qenë Zv.Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Kuvendit Shqiptar.

Ilir Meta është njeri prej bashkëthemeluesve të Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërise (FRESH), duke kontribuar në aderimin e saj në Unionin Ndërkombëtar të Rinisë Socialiste (IUSY). Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në FRESH, si Zv.Kryetar (1992-1995) dhe më vonë  Kryetar i tij. (1995-2001).

Aktiviteti i tij politik brenda PSSH-së ka qenë jashtëzakonisht intensiv. Ai ka qenë Antar i Komitetit Drejtues nga viti 1992 dhe Antar i Kryesisë së Partisë nga viti 1993 deri ditën kur dha dorëheqjen (Korrik 2003), pasi i parashtroi udhëheqjes së Partisë disa çështje të mprehta, si mungesa e transparencës, dështime në realizimin e premtimeve dhe përkushtimin ndaj reformave.

Ilir Meta ka qenë Kryetar i Degës Vendore të PSSH-së për qytetin e Tiranës (1997-1998). Nga viti 1993 në 1996 ai ka mbajtur postin e rëndësishëm të Nënkryetarit dhe Sekretarit Ndërkombëtar të Partisë, periudhë gjatë së cilës u vendosën marrëdhëniet me shumë parti socialiste dhe social-demokrate, me Partinë Socialiste Europiane dhe Intenacionalen Socialiste.

Aktiviteti i tij politik shënoi përparim të ndjeshëm gjatë qënies së tij si Kryeministër i suksesshëm (Nëntor 1999 - Shtator 2001) dhe pas  fitores në zgjedhjet e përgjithshme të verës të atij viti, ai fitoi një mandat të dytë Kryeministror (Shtator 2001 - Shkurt 2002). Gjatë kësaj periudhe ai e drejtoi vendin drejt një serie reformash të rendësishme, të cilat përgatitën rrugën e Shqipërisë drejt Procesit të Stabilizimit dhe Asociimit (MSA). Në shkurt 2002, ai dha dorëheqjen, në përpjekje për të shmangur një krizë politike brenda shumicës.

Ilir Meta ka shërbyer edhe si Zv. Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme (Korrik 2002 – Korrik 2003) Zv. Kryeministër dhe Ministër i Koordinimit (Tetor 1998 – Tetor 1999), dhe Sekretar Shteti për Integrimin Europian në Ministrinë e Punëe të Jashtme (Mars – Tetor 1998).

Nga viti 2004 - 2006, Zoti Ilir Meta ka qenë antar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, i kryesuar nga Ish-Kryeministri Italian, Giuliano Amato. Antarësia e tij me 17 vendim-marrës të njohur ndërkombëtarë nga vende të ndryshme të Europës dhe SHBA-ve, dha një listë me rekomandime të rëndësishme për integrimin e vendeve të Europës Juglindore në Bashkimin Europian.

Ilir Meta është lektor vizitor i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Ai ka mbajtur ligjërata edhe në mjaft universitete dhe akademi të mirënjohura përtej detit, duke përfshirë Universitetin e Harvardit dhe Akademinë Europiane në Berlin.

Ilir Meta është i martuar me Monika Kryemadhin. Ata kanë dy vajza dhe një djalë, Bora, Era dhe Besar.

Flet Anglisht dhe Italisht; i pëlqen të lexojë libra historikë dhe praktikon sporte të ndryshme aktive, si not, basketboll dhe ping pong.


   Foto Galeri ...
   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha pret pėrfaqėsues tė kompanisė Schäfer, qė po realizon projektin pilot tė trajtimit tė diferencuar tė mbetjeve urbane nė Lezhė
Grupi COTECNA i prezanton Kryeministrit projektidenė pėr instalimin nė pikat doganore tė sistemit tė kontrollit pėrmes skanimit
Grupi italian INCANTO i shpreh Kryeministrit interesin pėr ndėrtimin e njė kompleksi tė prodhimit tė mobilieve luksoze
Kryeministri Berisha pret delegacionin e Fondacionit holandez “Eduardo Frei”
Kryeministri Berisha: Pėrdorimit i gazit nga konsumatorėt, njė alternativė qartėsisht e leverdishme ekonomike
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha
Kryeministri Berisha merr pjesė nė ceremoninė e inaugurimit tė godinės sė re tė fabrikės Birra Korēa
Ministri Pollo ēel garėn pėr 3G
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Shoqatės Shqiptaro-Amerikane nė Cleveland, Ohio, Adem Meta
Kryeministri Berisha takohet me biznesmenė tė Vlorės
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave