Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
Kabineti Qeveritar

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
 
Weekly News
 
Glori Husi    
Të dhëna personale
Kombësia Shqiptare
Datëlindja 13.04.1972
Profesioni Jurist
Veprimtaria Profesionale
 

Z. Glori Husi është Këshilltar i Kryeministrit, Prof. Dr. Sali Berisha

 

Përpara se të emërohej në këtë funksion, z. Glori Husi ka punuar si Bashkëpunëtor Shkencor në Departamentin Juridik të Center for European Integration Studies (ZEI), në Gjermani.

Edukimi dhe Kualifikimi
2002 Master of European Studies (M.E.S.), (“Shkëlqyeshëm”) Universiteti i Bonit, Gjermani
2001

Diplomuar për Drejtësi, (“Shumë Mirë”) Fakulteti Juridik, Universiteti i Athinës, Greqi

 

Diplomë në Përfundim
Doktor i Shkencave Juridike (Dr. Iuris), Fakulteti Juridik, Universiteti i Bonit, Gjermani

Ekspertiza
 

Z. Glori Husi është një specialist i kualifikuar kryesisht në të Drejtën Europiane dhe atë Ndërkombëtare. Z. Glori Husi zotëron një eksperiencë të gjatë pune në të Drejtën Europiane të Konkurencës, të Drejtën Europiane në fushat e Përkrahjes Ekonomike Shtetërore si dhe Prokurimeve Publike, të Drejtën Europiane në fushat e Telekomunikacioneve, Media, Përgjegjësisë Ligjore të Komuniteteve Europiane, në fushën e të Drejtës mbi qarkullimin e lirë të mallrave, individëve, shërbimeve dhe kapitaleve brenda kufijve të Bashkimit Europian. Gjithashtu, z. Glori Husi ka eksperiencë pune në fushën e Kontratave Ndërkombëtare të WTO, GATT dhe GATS, si dhe është i familjarizuar me të Drejtën Amerikane të Konkurencës (USA anti-trust law). Z. Glori Husi është një jurist me formim të plotë dhe të gjithanshëm përsa i përket sistemeve ligjore nacionale duke pasur një njohje të thellë të së Drejtës Greke dhe gjithë aspekteve institucionale të sistemit ligjor Grek por edhe të shumë aspekteve të sistemit ligjor të Gjermanisë.

  Përvec qualifikimit në fushën e drejtësisë, z. Glori Husi ka një njohje të thellë të aspekteve politike dhe ekonomike të Integrimit Europian si dhe politikave integruese të BE kundrejt rajonit të Evropës Juglindore, rolin e BE si një aktor global, si dhe marrëdhëniet Trans-Atlantike.
  z. Glori Husi është autori i disa studimeve dhe artikujve publikuar në anglisht.
Kualifikime të Tjera
Tetor 2002-
Mars 2004
Universiteti i Bonit
Përfundim të Kursit Universitar dhe Mbrojtje e Gjuhës Gjermane
Korrik 2002-
Tetor 2002
Internship pranë ZEI-Task Force “South Eastern Europe”
Maj 2002

ASERI, Graduate School in Economics and International Relations, Milano
Pjesëmarrës në një program kualifikimi një javor si exchange student.

Korrik 2001 Seminar Veror : “Europe and Liberty” Organizuar nga IES Europe
Shtator 1997-
Dhjetor 1999
West Valley College of Saratoga, California, USA
Përfundim ESL Courses
1989 “Çmim në Olimpiadën Kombëtare të Fizikës për Shkollat e Mesme”
Gjuhe te Huaja
  Anglisht
  Greqisht
  Gjermanisht
   Foto Galeri ...
   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha: 100 vjetori i pavarėsisė sė Shqipėrisė, do kremtohet me vepra tė mėdha publike
Kryeministri Berisha inauguron spitalin e ri tė Kavajės, investim 1 miliard lekė
Fjala e Kryeministrit Berisha, nė hapje tė sesionit tė ri parlamentar
Zhvillohet mbledhja e KRRTRSH-sė
Kryeministri Berisha pret pėrfaqėsues tė kompanisė Schäfer, qė po realizon projektin pilot tė trajtimit tė diferencuar tė mbetjeve urbane nė Lezhė
Grupi COTECNA i prezanton Kryeministrit projektidenė pėr instalimin nė pikat doganore tė sistemit tė kontrollit pėrmes skanimit
Grupi italian INCANTO i shpreh Kryeministrit interesin pėr ndėrtimin e njė kompleksi tė prodhimit tė mobilieve luksoze
Kryeministri Berisha pret delegacionin e Fondacionit holandez “Eduardo Frei”
Kryeministri Berisha: Pėrdorimit i gazit nga konsumatorėt, njė alternativė qartėsisht e leverdishme ekonomike
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave